Kryeministri italian, Matteo Renzi, shkruan në faqen e tij zyrtare në internet, se Europa duket e hutuar përballë krizës së emigrantëve, pavarësisht potencialit të madh që disponon.
Në përmbledhjen javore të zhvillimeve politike brenda dhe jashtë vendit, Renzi ndalet veçanërisht te kriza e emigrantëve, ndërsa shënimin e tij e titullon "Dy fytyrat e Europës".
Ai thotë se Europa ka zbritur ndërkohë misionin e saj hapësinor në planetin Mars, tregues i një kapaciteti të jashtëzakonshëm, por nga ana tjetër, sipas tij, përballë sfidës së emigrantëve, duket se ka humbur, teksa e ilustron me një foto nga emigrantët në Idomeni të Greqisë.
"
Ndërsa Europa ka shkuar në Mars, ne nuk duhet të harrojmë se çfarë po ndodh çdo ditë në pjesë të ndryshme të kontinentit, nga Calais, Francë, në Idomeni, Greqi. Çdo ditë ne si italianë punojmë për një Europë të përqendruar në vlerat njerëzore dhe jo vetëm në parametrat ekonomike. Ne duam të arrijmë një marrëveshje me Turqinë, por jo me çmimin e heqjes dorë të vlerat që e karakterizojnë Evropën. Ne duam një reagim të unifikuar të Europës, dhe jo ngritje të mureve", thekson kryeministri italian, Renzi.
Nga ana tjetër, edhe pas humbjes së zgjedhjeve lokale në 2 prej 3 landeve, kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaron se nuk do të ndryshojë politikën e saj ndaj emigrantëve.
Teksa është kritikuar për hapjen e dyerve për të huajt, gjë që po sjell edhe kosto elektorale për të, një zëdhënës i Merkel shprehet se "Qeveria gjermane po vazhdon politikën e saj për refugjatët, me të gjitha forcat, brenda dhe jashtë vendit".
Ndërkohë, të enjten pritet të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm Këshilli i Europës, për të trajtuar krizën e emigrantëve.
Redaksia online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02
-
Ligji për “Burgun e hapur”/ Debat te Komisioni i Sigurisë, Alibeaj: Përfitojnë edhe subjekte të SPAK! Naço: Përcaktohen qartë kriteret, ka nevojë vendi
28 Janar, 19:48
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin për falsifikimin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Edi Rama: Më pëlqejnë memet dhe karikaturat e humorit, s’di ç’do bëja po të mos më nxirrin
28 Janar, 19:35