Renzi: Italia pro anëtarësimit të
Shqipërisë në Bashkimin Europian

Renzi: Italia pro anëtarësimit të<br />Shqipërisë në Bashkimin Europian
Kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, është shprehur pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian gjatë një intervistë tek emisioni “Porta a Porta” në Rai 1 .  
 
Kreu i ekzekutivit italian, citoi homologun shqiptar Edi Rama kur theksoi rëndësinë e zgjerimit të Unionit, gjatë emisionit ku është debatuar dhe për çështjet më të nxehta të BE-së. 

Unë jam për zgjerimin e Europës me Shqipërinë. Ballkani ndodhet në një situatë mjaft të vështirë dhe ka nevojë për ndihmën tonë. Miku im Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë, e vë në dukje shpesh rëndësinë që e integrimit të shqiptarëve në Europë. E njëjta situatë është edhe në Serbi” tha Renzi.

Ndrësa në një tjetër intervistë për një radio gjermane, kryeministri Italian, ka theksuar rrezikun që vjen nga pezullimi i lëvizjes së lirë nga disa vende europiane
 
Është e drejtë që të jemi të kujdesshëm ndaj terrorizmit, por nuk do të thotë që duke pezulluar marrëveshjen do të bllokohen terroristët. Disa prej atentatorëve të Parisit janë rritur në qytetet tona”, ka nënvizuar Renzi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital