Reperi G Bani ka rrëfyer se si në moshën 11 vjeçar ka humbur shikimin në njërin sy.
Gjatë një bashkëbisedimi me Rozana Radin në 'BBVA', G bani ka treguar se me 7 janar të vitit 1992 plasi një kapsollë dinamiti në një zjarr, ku ciflat ju futën në retinën e syrit dhe humbi shikimin.
K.M/Shqiptarja.com“Kam qenë 11 vjeç, më 7 janar të 1992. Me kapsoll dinamiti. Ishia tek dyqani që kishin hapur prindërit, e nxorrën babin në asistencë të parakohëshme. Ka qenë oficer.
![]()
Dhe më thanë merr, Erin vëllain dhe na prit tek shtëpia. Gjeta Erin duke luajtur me top me një kushëri tonin. Do e merrja, por më tha aman të luajmë dhe pak dhe në shkëmbim më dha një kapsollë.
Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse sepse më merrte babi në poligon se e kisha oficer. Ma kishin tërhequr vëmendjen shumë herë se shkoja tek ushtarët ju kërkoja municion.
Ndeza një zjarr dhe e hodha atë kapsollën, dhe e ngacmova. Ajo shpëertheu. Ajo plasi dhe ciflat më hynë në retinën e syrit. Shikimin e kam 50 % të qartë, shikoj ngjyrat”, tha reperi.
Komente


ore talleni me keto ...ky seshte asklush...asgje.. nje infermier eshte me vip se ky dhe tipat si ky
Përgjigju