Megan Thee Stallion, reperja fituese e Grammy ka akuzuar Tory Lanez se e qëlloi me armë zjarri në këmbë pasi doli nga një festë në shtëpinë e Kylie Jenner.  Në gjykatë tha se donin ta nxirrnin nga makina para se ta qëllonin.

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Megan Pete, 27 vjeç, dëshmoi se sulmuesi i saj i dyshuar u nevrikos pasi ajo përçmoi talentin e tij muzikor.

Ajo tha se i pandehuri 30-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Daystar Peterson, i kishte kërkuar asaj të kërcenin bashkë përpara se të hapte zjarr në incidentin në Hollyëood Hills më 12 korrik 2020.

Por reperi mohon akuzat e shumta për armë dhe sulm në lidhje me një mosmarrëveshje me artistin Savage. Nëse shpallet fajtor, përballet me 23 vjet burg. Megan u përlot kur dha dëshminë e saj.

"Do të doja që ai thjesht të më kishte qëlluar dhe të më vriste nëse do ta dija se do të më duhej të kaloja këtë torturë," i tha ajo gjykatës.

Reperi i WAP la gjurmë gjaku në vendngjarje, para se të hipte sërish në automjet, i cili u ndalua pak minuta më vonë nga policia.