Duket se reperja Iggy Azalea do t’ja tregojë të gjithë botës dashurinë që ndjen për të dashurin e saj.

Ajo ka postuar një foto me partnerin e saj Nick Young, ku ai e ka ulur mbi prehër dhe po e puth atë në qafë.

Ata duken mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërkohë që Iggy ka ekspozuar format e saj bombastike.

iggy azalea

Ndërsa reperja australiane është mjaft e hapur dhe e gatshme të postojë foto me basketbollistin, ai është më i rezervuar.

Iggy dhe Nick janë njohur në Twitter, ndërkohë që nuk dihet se kur kanë filluar takimet e tyre.

Por fotot e para së bashku janë publikuar në muajin nëntor në “Instagram”.

Së fundmi Iggy është shfaqur mjaft provokuese gjatë turit të saj muzikor në Nju Jork.

(b.t/shqiptarja.com)