Pas fjalës së kryeministrit Rama ka pasur replika mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe Edi Ramës. Berisha i tha Ramës se nuk ka psikiatër që të kuron, ndërsa Rama i tha se Berisha i  hiqte mallin e Albert Verrisë në filmin Koncert 36. Replikat kanë vijuar dhe duke përdorur fjalë fyese ndaj njëri tjetrit. 

BERISHA: Cilido shqiptar që ndoqi llogoren e pafundme të zotit Rama, arrijnë në ato përfundime dhe unë pata një lum mesazh, që më thonë se, nuk ka psikiatër që e kuron. Zotëri Harizi më thotë se, në mendje e ka tek një Kushtetutë, që është ai dhe askush tjetër.

Ajo pjesa që më neveriti më shumë ishte ajo për trashëgimninë kulturore. Ti i vodhe Gjergji Thimos pikturat. Korçarët më thonë se, Peleshin e bëri zv/kryeministër Vangjush Mio. Vetëm për buxhet nuk u fol këtu. Këtu u fol për opozitë dhe nuk foli për asgjë. S’foli asgjë për 1 milionë të papunë, të varfër që ka folur mijëra herë. Rama faktoi para shqiptarëve dhe botës së duhet urgjent një vizitë psikiatrike

RAMA: Sali efendi, zotrote mua më heq mallin e Albert Verrisë në filmin Koncert 36, e mban mend kur nxirrte tym nga mbrapa dhe çoj çingijet të prishte koncertin.

BERISHA: Je ulur në atë vend dhe je bërë synet politikë. Edhe Caci besnik gajasej me atë që thotë. Në llogarene kupolalike u tregove shqiptarëve se, kartolina që u çon shqiptarëve është kartolina e varfërisë. 

RAMA: Sali efendi. Unë nuk e dija që je marrë me synete por me zemrën. Kjo ishte një suprizë për mua, por e mban mend kur të kanë bërë synet kur ke shkaur në bllok.

BERISHA: Efendem. Të thashë synet politik se për atë tjetrin dihet 

META: Ju lutem sepse nuk jemi në Portokalli këtu.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)