Replika Bregu-Harito për skandalin
seksual, kujtohet edhe Ylli Pango

Replika Bregu-Harito për skandalin<br />seksual, kujtohet edhe Ylli Pango
Nuk do të ksihte kuptin nëse nuk do hynte në "rendin e ditës " në Kuvend skandali seksual që tronditi qytetin e Dibrës dhe mbarë opinionin publik një javë më parë me në qendër të së cilit ishte ish kryebashkiaku Shukri Xhelilit tashmë i arrestuar.
 
Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka deklaruar se përtej hajgares me videoskandalin e Shukri Xhelilit, ajo që sot është shqetësim i madh është ushqimi që po i japim të rinjve për punësim dhe marrëdhëniet e punës në administratën publike.Pas saj ka replikuar ministrja e Inovacionit, Milena Harito  e cila ka akuzuar opozitën për qëndrim me dy standarde.

Ja debati i deputeteve
 
Majlinda Bregu: Nuk po flas këtu për gjyshin e mrekullueshëm që si i themi në gjuhën popullore ia lyp një 20-vjeçarje, por se çfarë po ndodh sot me administratën.
Se si kryetari i Bashkisë, apo drejtori vendos për punën sikur të jetë bahçja e shtëpisë së vet. Sa raste të tjera kemi në administratën publike, ai Balili ishte administrator, po ajo drejtoresha e Arsimit në Lushnje, po ky tjetri që preu trafikndarësen për interesa të vetat dhe vdiqën dy fëmijë në aksident atje.
 
Bregu ka ironizuar edhe deklaratën e bashkëshortes së ish-kryebashkikaut të Dibrës dhe mbrojtjen që i bëri burrit të mrekullueshëm.
 
Harito: Nuk e kuptoj, pse për Pangon ishte përgjegjësi individuale dhe për këtë keni tjetër qëndrim.Madje, atë edhe e promovuat e vutë në krye të inovacionit dhe shkencës. I rëndësishëm është qëndrimi që mbahet.Si Pango e si ky derëziu i fundit janë të zgjedhur por përgjegjësinë e kanë individuale, ju keni mbetur me kohën e Enverit, te përgjegjësia e klasës, apo kolektive. 

Harito tha se as Pango, e as derëziu i fundit nuk janë as të parët e as të fundit.

Redaskia online
(s.m/shqiptarj.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar