Replika, Bumçi:Tushën s'e duan as
socialistët,Meta:Shkoni në prokurori

Replika, Bumçi:Tushën s'e duan as<br />socialistët,Meta:Shkoni në prokurori
Mjaft të ashpra kanë qenë edhe replikat midis kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe deputetit të partisë Demokratike, Aldo Bumçi. Në qendër të debatit midis tyre ka qenë ngjarja e ndodhur katër ditë më parë në Lezhë ku u qëllua me breshëri automatiku godina e komunës Bilnisht. Bumçi akuzoi LSI-në për blerje votash.

Për këtë Meta i kërkoi Bumçit që të gjitha provat që ka ti çojë në prokurori. Meta tha se Shënkolli, ku kandidati i djathtë për kryetar bashkie në Lezhë, Fran Frrokaj ishte kryetar komune për 3 mandate nuk ka ujë të pijshëm dhe kanalizime.
 
 
BumçiDëshiroj të denoncoj një ngjarje shumë të rëndë. Katër ditë më parë është goditur me breshëri automatiku godina e Komunës Blinisht. Çfarë ishte ky, një mesazh për banorët? Ngjarje shumë e rëndë, institucion shtetëror. E dënoj me forcë, policia e shtetit që ndalon një fshatar se po ndërtonte një kasolle lopësh duhet patjetër të gjejë autorët. Shqetësimi i lezhjanëve, blerja e votës, nga LSI. Për këtë zërin nuk po e ngre vetëm opozita shqiptare, por iu kujtoj se ditë më parë Kisha Katolike si kurrë më parë, doli me një deklaratë ku i kërkonte gjithë shqiptarëve por sidomos grigjës së saj, katolikëve të mos shesin dinjitetin e tyre, të mos shesin votën, të mos pranojnë benë për të shitur votën. Do iu jap një shembull që kreu i komunës së Shënkollit nuk dallon vetëm në Lezhë por në të gjithë Shqipërinë. Talja ka një bregdet të bekuar, por nuk ka pallate. E ftoj kryeministrin që kur të shkojë herë tjetër në Shënkoll, ndryshe nga Durrësi, Golemi, Velipoja, Lezhë etj, nuk do gjejë pallate. Kryetari i komunës së Shënkollit nuk e ka dëmtuar atë zonë për të përfituar. Ndryshe nga Dako në Durrës, ndryshe nga Viktor Tushaj në Lezhë. Kryeministri tha votoni Viktor Tushajn shërbëtorin tuaj, puna është se nuk e besojnë as socialistët. I gjithë qyteti e njeh. Të gjithë, të majtë e të djathtë do bashkohen për të larguar Viktor Tushën. Për fat të madh mori 5 mld lekë nga qeveria, kur nuk merr lekë dhe mund të justifikohesh por kur merr lekë dhe nuk bën asgjë, nuk ke çfarë të thuash. Çfarë bëri me 5 mld lekë, i çoi tek sheshi i Lezhës, pare të hedhura dëm”, - tha Bumçi.
 
Meta: Dua t’i jap nja dy përgjigje të lehta Aldos, se të rënda nuk i mban dot ky. E para është njëherë një turp i paparë që Partia Demokratike Komunën e Shënkollit, ashtu siç e përmende me të drejtë me ato bukuri përrallore që i ka dhënë natyra, me atë bregdet të jashtëzakonshëm, e ka lënë pa ujë të pijshëm e pa kanalizime dhe 90 për qind e rrugëve janë me çakull, sepse isha vetë aty dhe do ikim prapë  bashkë  t’i takojmë. Dhe ai kandidati që keni ju për të ngritur gjithë Bashkinë e madhe të Lezhës ka tre mandate Kryetar i Komunës së Shënkollit dhe unë nuk e njoh fare dhe nuk dua që të merrem me të.
Fole për shitje dhe për blerje, sepse ashtu ta kanë shkruar fjalën. E di mirë e gjithë Partia Demokratike në Lezhë se si janë bërë pazaret për kandidatin për kryetar bashkie. Po nuk i dije, pyet disa nga ata kandidatët se t’i kanë thënë edhe publikisht atje, por unë nuk dua të merrem me këto gjëra.
Nëse ke ndonjë rast konkret, shko denoncoje ti dhe ta denoncojë çdo njeri. Fole për transparencë. Por në debat nuk i dole deputetes së LSI-së në televizionin e Lezhës. Fole për transparencë, por keni dy muaj që e keni ndaluar kandidatin tuaj për kryetar bashkie në Lezhë që të dalë përballë kandidatit të “Aleancës për Shqipërinë Europiane” në debat në Lezhë, në Tiranë, dhe kudo tjetër. Ne fushatën e bëjmë ditën dhe do të shkojmë prapë. Të shtunën do të shkoj, po deshe hajde edhe ti, ikim bashkë atje edhe pse është shumë larg. Do të shkojmë kudo që t’i takojmë njerëzit dhe të bisedojmë me ta. Do të shkojmë edhe në shtëpi kur na ftojmë. Patjetër. Absolutisht mos u shqetëso. Ikim edhe bashkë në shtëpitë e lezhjanëve. Por në rast se doni transparencën, dilni edhe bëni debat. Ti dil bëj debat me deputeten dhe trego se çfarë është bërë në Shënkoll dhe të mësosh se çfarë është bërë edhe në Lezhë. Edhe kandidati juaj të dalë në debat të tregojë si ka ndritur Shënkollin, të ndriçojë edhe të gjithë Bashkinë e madhe të Lezhës. Nëqoftëse flasim për transparencë, të tjerat janë muhabete vetëm për të dëmtuar imazhin e zgjedhjeve", tha Meta.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve