Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Arta Dade ka replikuar dje me një nga drejtoreshat e Ministrisë së Energjitikës, gjatë ratifikimit të një marrëveshjeje për HEC-et, të financuar nga BERZH. Dade ka replikuar me drejtoreshën e ministrisë së Energjitikës për shkak se ajo nuk është paraqitur në kohë. Pavarësisht arsyetimit të drejtoreshës se më parë ka qenë në komisionin e Ekonomisë, Dade e ka informuar se për këtë çështje ka folur me ministrin Gjiknuri. “Zonjë kush jeni ju që vini me vonesë.
Pse nuk lajmëron? Kush je ti që përcakton rëndësinë e Komisioneve? Sapo fola me ministrin dhe pasdite do të kem një takim për këtë çështje, se shpesh po e bëni këtë praktikë”, deklaroi Dade. Ndërkohë që në ndërhyrjen e tij, deputeti Namik Dokle deklaroi se fajin për vonesat në komisione e ka Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, pasi ajo është përzgjegjëse për koordinimin e anëtarëve në komisione.
Shkrimi u botua në gazeten print Shqiptarja.com
Redaksia Online
(F.i/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com