Replika në Parlament, Meta: Je
aktor, Noka: Kuksianët më njohin 

Replika në Parlament, Meta: Je<br />aktor, Noka: Kuksianët më njohin 
Gjatë zhvillimit të seancës së sotme parlamentare nuk kanë munguar edhe replikat, ku disa prej tyre ishin ato midis kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka. Gjatë fjalës së tij nga foltorja e parlamentit  Noka ka bërë përgjegjës, LSI-në për gjendjen në të cilën ndodhen banorët në Kukës.
 
Ai ka përmëndur zonën e shishtavecit pasi banorët atje shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se nuk po marin më subvencione nga qeveria dhe se patatet që ata prodhojnë nuk arrijnë ti sheshin e për pasojë ato u kalben.    
 
Meta e ka quajtur aktor Nokën për të gjitha ato që ka thënë. Ai tha se Noka ka përtuar të takohet me ministrin e Bujqësisë në Tiranë dhe se ky i fundit ka qenë disa herë në Shishtavec ku ka takuar banorët e zonës dhe se tani ka filluar edhe projekti pilot për zgjidhjen e të gjitha problemeve që ka kjo zonë.
 
Ja debati Meta-Noka
Meta: E falënderoj Noka edhe e meritonte që të mbanin qetësi, pasi po aktronte në mënyrë të mrekullueshme dhe besoj se janë kënaqur të gjithë qytetarët e Kukësit. Por meqë më përmendi disa herë, unë do t’i thosha që ai ka përtuar të takohet me Ministrin e Bujqësisë këtu në Tiranë. Por Ministri i Bujqësisë, Panariti nuk ka përtuar që të shkojë dy herë në Shishtavec për të futur për herë të parë në rrugën e zgjidhjes çështjen e patates së Shishtavecit dhe të gjithë zonës së Kukësit, ku tani ka filluar edhe projekti pilot dhe ku tregu është siguruar dhe do të ecë shumë mirë.
Njëkohësisht, dua t’i premtoj se pavarësisht se si del rezultati në Kukës, kjo është një e drejtë e të gjithë qytetarëve të Kukësit që të shprehin dëshirën e tyre. Unë do t’i shkoj deri në fund angazhimit, siç u nisa atëherë për të ndërtuar aeroportin e Kukësit, për ta vënë në funksion shumë shpejt aeroportin e Kukësit dhe për të punësuar 250 qytetarë nga Kukësi.
Së treti t’i lëmë aktrimet këtu. Mos i bëni thirrje Prokurorisë këtu që të hetojë për manipulimet dhe për blerje. Denoncojini me shkrim në Prokurori, siç kam bërë unë. Kam parë unë gazetën “Rilindja Demokratike” që ishte parë gjoja një i LSI-së në Shkodër me fotografi se po blinte apo po shiste, a ku di unë? Por e ka çuar Luan Rama, Sekretari i Përgjithshëm në gjykatë, që ose të shkojë ai në burg, ose të marrë përgjegjësinë e asaj që shpif. Kështu që nëse duam proces të ndershëm zgjedhor, të veprojnë qytetarët në mënyrë konkrete dhe të drejtpërdrejtë.

Noka: Banorët e zonës sime më njohin mirë dhe e dinë shumë mirë se në 8 vitet që kam qenë në pushtet kam punuar me shpirtë për ta. Dhe nuk kam aktruar kurrë. Ti je aktorë i vjetër dhe kjo e sotmja të shton një pikë në Sivinë e aktrimeve. Për patatet shko dhe pyeti ata përfaqësuesit e LSI-së që ke në ata zona nëse kanë shitur ndonjë kg patate banorët atje apo nëse kanë marrë ndonjë shërbim tjetër. Pyeti pak. Vetëm Hasani ka marrë ndihmë. Pasi këtu vetëm Hasanët përfitojnë 

Meta: Z. Noka ju garantoj se pas 21 qershorit, jam gati të ikim bashkë me gjithë Ministrin e Bujqësisë të takohemi edhe në Novosej, edhe në të gjithë zonën atje me banorët për shqetësimet që kanë dhe si t’i ndihmojmë. Unë jam gati, ti mos hajde, por unë të ftoj dhe jam gati të vijmë atje. Ti e di që unë kam qenë në Kukës në momente shumë të vështira dhe kam ndarë vështirësi me kuksianët. Në rast se duam të akuzojmë këtu njëri-tjetrin, kjo është tjetër çështje, por unë jam i hapur që pas 21 qershorit të ikim bashkë në rast se duam ti zgjidhim edhe shqetësimet e tyre.

Noka: Dhe kjo është një skenë aktrimi se ty nuk të bëjnë përshtypje këto, je mësuar. Unë nuk mund të takohem me një ministër tëndin që ka hequr laboratorin atje. 30 % me shkollë 8-vjeçare i kanë futur mësues dhe po shkatërrojnë të ardhmen. Dhe të gjitha këto i kanë bërë të tutë.

Meta: Unë e di që ti do e respektosh traditën dhe nuk do më lëshë vetëm.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve