Replikat e Edi Ramës me Dulen e 
Berishën: Zoti Vangjeli, qirje Saliu 

Edi Rama është përfshirë nga replikat me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e PDBNJ, Vangjel Dule gjatë seancës së Kuvendit, lidhur me Himarën dhe Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Dule akuzoi Ramën se kishte përdorur gjuhë urrejtje duke përdorur ngjarjen e Himarës ku sipas tij po shkelen të drejtat e minoritetit.

“Sot kryeministri i vendit dhe në të njëjtën kohë, kryenarkokultivuesi e kryenarkotrafikanti, nga ky podium mbajti një fjalim që do të mbahet mend në këtë sallë parlamenti si gjuha e urrejtjes e gjuha e përçarjes. I nderuar zoti i kryetarit të seancës, kur një deputet abuzon me gjuhë urrejtje, raciste, diskriminimesh, juve duhet ta ndërprisni sepse shndërrohet në foltore turpi sepse ai nuk ka turp. Nuk dua që të ritheksoj se streha e fundit e maskarenjve është pseodopatriotizmi. Një gazetar mik dhe shumë i spikatur, na pati paralajmëruar kur na pati thënë: Dëgjoni, ai njeri është i zymtë dhe mbajeni mend se ai do të sjellë zymtësi politike e institucionale. Por ky njeri nuk është vetëm i zymtë sepse solli, kanabizimin dhe krimin, e bëri njësh qeverinë dhe kriminalizimin, qeverinë dhe kanabizimin”, u shpreh Dule. 

Pas akuzave të Dules nuk vonoi reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili iu drejtua kreut të PBDNJ "Zoti Vangjeli", ndërsa Berishës "qirje Saliu". “Zoti Vangjeli, qirje Saliu, unë nuk iki kurrë… e dëgjova zotrote Vangjelin, fjalët raciste e gjuhën e urrejtjes nuk e di ku i pe. Unë fola për një çështje që është çështje e këtij vendi e këtij populli që lidhet me aspiraten e tij. Nuk shava e as lëshova gjysëm fjalë me termat që sapo përmendet. Mbase si minoritar të takonte ta pyesje qirje Saliun se çfarë kishte me atë të folurën time greqisht e t’i thoje se gjuha jotë është një gjuhë e madhe që askush nuk ka të drejtë ta keqpërdorë siç e përdori qirje Saliu. Ti e ke minoritetin biznes politik. Qirje Saliu dëgjo me vëmëndje se nuk ke as Dashin e Havasë këtu. Qirje Saliu nuk ka lidhje masteplani por një projekt urbanizimi për sheshin e Himarës", tha Rama, ndërsa nuk vonoi replika e Dules se kryeministri do përgjigjet për kanabizimin.

"Ti je njeriu që ke më shumë vite në pushtet, unë jam njeriu që kam më shumë vite në opozitë. Do i përgjigjesh këtij popullit për çështjen e kanabizimit të vendit. Nëse ke përgjigje, na jep, nëse jo, mos e rëndo më pozicionin e kryeministrit të Shqipërisë”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit