Replikat, LSI: Arroganca sjell
keqqeverisje, PS: Jo mistrecllëqe

Replikat, LSI: Arroganca sjell<br />keqqeverisje, PS: Jo mistrecllëqe
TIRANË-PS dhe LSI janë përfshirë në replika pas deklaratave në Asamblenë që Partia Socialiste zhvilloi sot. Kryetari i grupit parlamentar të LSI ka reaguar ndaj deklaratave që u bënë sot në Asamble.

Sipas Luan Ramës, kritikat parimore, as Ramiza Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen, duke i cilësuar retorika të vjetra ato të sotmet në Asamble.

Kritikat parimore as Ramiz Alia nuk i konsideronte helm për qeverisjen. Retorika patetike e PPSH-së se 1989-es nuk na ndihmon për Shqipërine Europian”, tha Luan Rama në një prononcim për Shqiptarja.com.

Për Luan Ramën e gjithashtu LSI-në, analiza e qeverisjes duhej bërë në bashkëpunim me LSI duke akuzuar PS-në se nuk ka pyetur aleatin në qeverisje mbi ndryshimet në qeveri. Për herë të parë, LSI artikulon dhe ministrin më të suksesshëm nga ana e PS.

Analizen e qeverisjes duhet ta bëjmë sëbashku jo me eufori dhe njëanshmëri. Për LSI-në, ministri më i suksesshëm Blendi Çuci që drejtoi reformen administrative. Blendi Cuci ministri më i suksesshëm, nuk duhej shkarkuar. Reflektimi është shenjë përgjegjshmëri, mendjemadhësia dhe arroganca cojnë në keqqeverisje!

Kurse lidhur me qëndrimin e PD mbi zgjedhjet, Luan Rama shtoi se; “Ne socialistet që mbajmë mend Libofshënm nuk mund t'ja lemë kauzën e zgjedhjeve të lira cadrës së Saliut. Zgjedhjet e lira e pluraliste janë kauza jonë e madhe.

Por menjëherë pas kësaj deklarate ka mbërritur dhe reagimi i socialistëve të cilët i kërkojnë LSI-së t’i lëre mistrecllëqet. Taulant Balla duke e quajtur mik i kërkon Luan Ramës të ndërpresë përgojimin e ministrave të PS.
 
Miqësisht Luan miku im prej zgjedhjeve te vitit 1996, nuk te takon te besh analistin e Partise Socialiste dhe as gazetarin me ministrat e Partise Socialiste, se nuk shkon më me keto mistreclleqe mes nesh.
 
Merr shembull nga Partia Socialiste e 2017-es qe ka kater vjet ne koalicion ne partine tende dhe kurre nuk i'a ka lejuar vetes qe te pergojoje ministrat e LSI
” shprehet Balla, i cili ka një koment gjithashtu dhe për shqetësimin e zgjedhjeve.
 
Miqesisht miku im Luan, sa per zgjedhjet e lira dhe pluraliste, jam shume dakord me ty, te mos i'a lini as cadres as Cim Pekes! Lereni cadren ne vetmine e madhe dhe te shkojme tek populli per t'i dhene fund estradave te turpshme te Saliut me popullin shqiptar” përfundon ai.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës
Miqesisht i them mikut tim Luan Rama ta lere retoriken e PPSH-se se vitit 1989 sepse as Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijne nga PPSH-ja e 1989-es, po vijne nga levizja demokratike per zgjedhje te lira ne vitin 1990.
 
Miqesisht Luan miku im prej zgjedhjeve te vitit 1996, nuk te takon te besh analistin e Partise Socialiste dhe as gazetarin me ministrat e Partise Socialiste, se nuk shkon më me keto mistreclleqe mes nesh.
 
Merr shembull nga Partia Socialiste e 2017-es qe ka kater vjet ne koalicion ne partine tende dhe kurre nuk i'a ka lejuar vetes qe te pergojoje ministrat e LSI. Gjej nje rast ku une si nenkryetar i Grupit Parlamentar te PS te kem pergojuar ndonje minister te LSI. Po keshtu asnje drejtues tjeter i PS.
 
Miqesisht miku im Luan, sa per zgjedhjet e lira dhe pluraliste, jam shume dakord me ty, te mos i'a lini as cadres as Cim Pekes!
 
Lereni cadren ne vetmine e madhe dhe te shkojme tek populli per t'i dhene fund estradave te turpshme te Saliut me popullin shqiptar


(d.b/dy.b/ Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë