Darka e kryeministrit Rama me aleatin e tij në koalicion ka shkaktuar reagime dhe komente tek qytetarët.
 
Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë komentuar në faqen në Facebook të kryeministrit, ku pas çdo statusi që ka publikuar kanë komentuar për darkën e mbrëmshme.
 
Reagimi i qytetarëve ka ardhur për shkak se zgjodhën të darkojnë në një restorant peshku, tek Pazari i Ri në kryeqytet.
 
Një qytetar në statusin e tij të fundit të postuar nga Rama i shkruan:

rama komentuesi
(Replika e kryeministrit Rama me komentuesit)

Komentuesi: O Edo me duket se ka filluar të pëlqejë peshku sa në një vend në vend tjetër, ki kujdes vëlla
Rama: Andi ku e pe peshkun, apo në det?
 
Pas darkës së djeshme mes kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Meta një tjetër takim u bë sot me kreun e PDIU-së Shpëtim Idrizi, sërish në një restorant me prodhime deti.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com