PRISHTINE - Kryeprokurorja Ina Rama reagoi sot nga Kosova për raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi punën e organit të akuzës. Duke folur pas takimeve që zhvilloi në Prishtinë në kuadër të një vizite zyrtare, ajo tha se raporti i Ministrisë së Drejtësisë është i pavërtetë dhe se Prokuroria e Përgjithshme nuk pajtohet me konkluzionet këtij dikasteri.
“Nuk ndajmë të njëjtin qëndrim me Ministrinë e Drejtësisë, ndajmë një qëndrim të ndryshëm për shumë nga gjërat që ajo bën prezent. Një pjesë e gjërave që bëhen prezent nuk rezultojnë të vërteta”, deklaroi kryeprokurorja.
Ina Rama foli edhe për proçesin e Gërdecit duke theksuar se institucioni që ajo drejton nuk është aspak dakort me vendimin e dhënë dhe se do ta apelojë atë. Gjithësesi, fjala e fundit e fundit i takon Gjykatës, tha ajo.
Më pas kryeprokurorja foli edhe për hetimet mbi ngjarjen e 21 janarit 2011 duke shprehur besimin e saj se këto hetime do të përfundojnë brenda afateve kohore të përcaktuara nga ligji shqiptar.
Ina Rama ndodhet në Kosovë për një vizitë dy ditore. Ajo u takua sot me homologun e saj kosovar, Ismet Kabashi, me Presidenten Atifete Jahjaga, si dhe me zv/kryeministrin, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com