‘Repolitix’/Gazetari shqiptar i Corriere Della Sera: Qeveria e re italiane, ‘Lega’ dhe ‘5 yjet’ kundër emigrantëve e zgjerimit të BE

Gazetari shqiptar i prestigjiozes italiane “Corriere Della Sera”, Leonard Berberi, tha për “Repolitix” në Report Tv se emri i ministrit të Financave dhe Ekonomisë është ngërçi që mban të mbërthyer formimin e qeverisë së re italiane. 

Dy partitë të cilat vijojnë negociatat për formimin e qeverisë, “Lega” dhe “5 yjet” nuk po arrijnë të dalin në një konkluzion përfundimtar në bisedimet me presidentin Sergio Mottarella. 

Nuk përjashtohet as skenari i zgjedhjeve të parakohshme, nëse bisedimet mes Matteo Salvinin të Lega-s dhe Luggi Di Maio të “5 yje” me presidentin Sergio Mottarella dështojnë. 

“Lega” dhe “5 yje” janë dy forca politike të cilat kanë promovuar politikat kundër emigracionit dhe zgjerimit të BE-së. Teknikisht, përsa kuptohet, Sergio Mottarella insiston që Savona nuk duhet të bëhet ministër i Financave. Kemi “Lega” nga ana tjetër që insiston që kjo ministri t’i jepet Paolo Savonës, pasi ai është njeriu më i kualifikuar për këtë dikaster. Nëse del një emër tjetër, një emër i tre për kryeministër, Italia rrezikon një krizë të thellë.

Nëse do kemi një qeveri Guiseppe Conte, kush do jetë ministër i Ekonomisë dhe Financave? Ka një grindje mes “Lega” dhe “5 yje”, këta të fundit duan një qeveri, por të parët duan rivotim në shtator ose tetor, duke shpresuar të marrin një rezultat më të madh, pasi sipas sondazheve Lega merr 25-26% të votave. 

 Leonard Berberi, gazetar i Corriere Della Sera

A ndikon Berlini në këtë vendimmarrje?
Nga ana politike jemi ende në fushatë elektorale. Kemi Matteo Salvinin që insiston se Berlini dhe Parisi nuk duhen të kenë rol në zgjedhjet e një shteti tjetër, në zgjedhjen e ministrit të Ekonomisë së një shteti tjetër. Por Mattarella thotë se nuk dua një person që të bëhet shkak për daljen nga Euro. Sondazhet e fundit tregojnë se raporti mes euro dhe anti-euro, ka një grup 40-45% që thotë se duhet të dalim nga euro, të administrojmë vetë ekonominë.
Nëse krijohet një qeveri mes “Lega”-s të Salvinit dhe “5 yjeve” të Luggi Di Maio, ka një qëndrim të tyre ku nuk dua refugjatë pa dokumente në Itali dhe as të zgjerohet BE drejt vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë. Programi i Mateo Salvinit të Lega-s është kundër emigracionit ilegal dhe kundër zgjerimit të Unionit në Lindje dhe Juglindje.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja