Report TV e  Dashamir Biçaku 
çmim për raportimin mbi trafikimin 

Report TV e  Dashamir Biçaku <br />çmim për raportimin mbi trafikimin 
Report TV dhe gazetari i këtij televizioni Dashamir Biçaku, u vlerësuan me çmim nga Ministria e Brendshme dhe Misioni i Kombëve të Bashkuara për Grantë në Shqipëri UN/WOMEN.

Çmimi u dha për raportimin e fenomenit të trafikimit të vajzave dhe grave, ndërsa për këtë qëllim ishte përgatitur edhe një raport monitorimi që i përket periudhës 1 janar 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebrea dhe shefi i misionit të Misionit të Kombeve të Bashkuara për çështjet e grave në Shqipëri i dhanë gazetarit të Report TV certifikatën e vlerësimit. 

Zv/ministrja Gjebrea vlerësoi punën e gazetarëve në rritjen cilësisë dhe të nivelit të etikës së gazetarëve sa i përket raportimit të çëshjteve të trafikut. 

Gjatë raportimit, ekspertja e medias për trafikimin e femrave, Valbona Sulçe tha se televizionet në përgjithësi kanë ruajtur një gjuhë të kujdesshme, duke rritur në mënyrë të konsiderueshme ndjeshmërinë ndaj raportimit korrekt dhe të kujdesshëm sa i përket rasteve të trafikimit.

Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit