Report Tv në qytetin antik të Kestrias në Sarandë! Arkeologu italian: Kërkime në Pallatin helenistik, zbuluam shtëpinë mesjetare

Në ditën e fundit të ekspeditës arkeologjike, në qytetin antik të Kestrias në Sarandë. Paolo Rosati, një prej arkeologëve italian të La Sapienzas që ka punuar me Institutin tonë Arkeologjik, rrëfen kërkimet e kryera në Pallatin helenistik e përreth, një shtëpi mesjetare të zbuluar si dhe historikun e Kestrias, qytetit që mendohet të ketë qenë mbi mal në shekullin e IV para Krishtit.

I pari që do të udhëtonte në skajin më jugor të Shqipërisë, drejt Çukës së Ajtoit në ’29-ën, për të shënuar fillimin e kërkimeve arkeologjike, do të ishte Luigi Maria Ugolini… 93 vite më vonë, të tjerë studiues italianë nga Universiteti i La Sapienza-s, i bashkohen ekspeditës së Institutit Arkeologjik në Çiflik të Konispolit, drejtuar nga Julian Bogdani dhe Albana Meta. Paolo Rosati është një prej tyre dhe e takojmë ditën e fundit të punës, si rezultat i së cilës do të kemi edhe një hartë të rrënojave arkeologjike të zonës së quajtur “Pallat” ku u përqendruan kërkimet…

 “Ajo që shikoni pas shpinës sime, është gërmimi që po bëhet në Çukën e Ajtoit. Kemi punuar nga 24 qershori deri në datën 15 korrik që flasim...

Përgjatë kërkimeve kemi bërë një rikondicionim të përgjithshëm përgjatë kodrës së Çukës së Ajtoit. Kemi fotografuar terrenin përmes dronit në formatin 3d në të gjithë kodrën. Jemi përqendruar mbi Pallatit helenistik, ku kemi bërë edhe një ese arkeologjike dhe kemi gjetur disa elementë të rëndësishëm për origjinën e qytetit..”, thotë studuesi i arkeologjisë Paolo Rosati.

Rrëfen se janë hulumtuar edhe zona të pagërmuara më herët, ku arkeologët kanë kryer sondazhe stratigrafike e kanë datuar strukturat e ndërtesës.

“Më tej jemi spostuar në pjesën që shikoni pas shpinës sime ku kemi gjetur një shtëpi mesjetare, me shumë gjasa të ndërtuar gjatë periudhës osmane. Kemi gjetur aty vetëm pjesën e katit të përdheshëm, që më vonë është mbushur dhe është rrëzuar. Mandej jemi thelluar rreth disa tematikave që i përkasin të gjithë territorit, mbërritjes së otomaneve në këtë zonë dhe kemi zbuluar disa të dhëna të rëndësishme edhe mbi këtë”, shton më tej.

Origjina e vendit është ende e pasigurt, por kërkimet arkeologjike pritet t’i vijnë në ndihmë historisë.

“Po kërkojmë të dhëna të tjera për ta identifikuar në mënyrën më të mirë të mundshme, po ajo çka mund të themi bazohet në burime antike, prej nga thuhet se në këtë mal duhet të ketë qenë një qytet i quajtur Kestria, që varej apo  ishte në brendësi të territorit të lidhur me Butrintin. Qyteti duhet të ketë një origjinë të shekullit të IV-V para Krishtit ,por ka një zhvillim të rëndësishëm veçanërisht në periudhën helenistike... Ka qenë pjesë e Kaonisë, të veriut të Epirit si një qytet shumë i rëndësishëm nga këndvështrimi strategjik dhe ushtarak”, shprehet ai.

Kestria, siç rrëfen studiuesi mendohet të jetë shkatërruar gjatë pushtimit romak në periudhën posthelenistike, pas Mbretërisë së Epirit.

“Nuk u ndërtua kurrë më në periudhën romake dhe gjejmë disa gjurmë banesash në periudhat e mëvonshme, pikërisht në periudhën mesjetare kur u ndërtua një fortesë e re në periudhën bizantine në majë të kodrës së  Çukës së Ajtoit dhe më pas në periudhën osmane kur banesat ndërrohen këtu në shpat ku i gjejmë sot, me emërtimet si Cifliku i vjetër e Çifliku i ri”, shpjegon Rosati

Nuk do të jetë kjo e fundit ekspeditë as për studiuesit italianë.

“Si perspektivë për të ardhmen ne presim të kthehemi në vitet në vazhdim dhe të vijojmë këto kërkime kaq të çmuara këtu në Çukën e Ajtoit ,në territorin e Konispolit dhe për t’u thelluar edhe më shumë në tematikat historike që lidhen me këtë territor, kaq të pasur me arkeologji e shumë çka tjetër”, thotë më tej.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty