Report Tv në fshatin e gjelave të
detit, banorët:Na dëmton importi

Report Tv në fshatin e gjelave të<br />detit, banorët:Na dëmton importi<br>
Report Tv ka vizituar fshatin Baldushk, të njohur si fshatin e gjelave të detit. Në fundvit ky fshat merr një rëndësi të veçantë pasi konsumatorët zgjedhin të blejnë pikërisht këtu, gjelat e detit.

Udhërrëfyesja jonë e vogël, 11 vjeçarja Estana tregon për Report Tv sa kujdes duhet treguar ndaj gjelave të detit.

"Duhet t'i shëtisësh, nuk duhet t'i lësh të dalin në rrugë që t'i shtypin makinat. Ne i dallojmë gjelat duke vendosur rripa në këmbe ose duke i prerë gishtat kur janë të vegjël", tha Estana.

Ndërsa Dërvish Hallmuça, banor i fshatit Baldushk tregon procesin e rritjes së gjelave, teksa thekson se i sheh dhe i trajton ata si fëmijë.

"8 muaj duhet të hanë gjelat, e ke dëgjuar atë fjalën që thonë plakat: Të ka rrit nëna si zog deti. Ashtu rritet edhe kjo si puna e fëmijës" shpjegoj zoti Hallmuça.

Por a ka shumë shpenzime rritja e gjelave? "Ka, si ska se ka vajtur kilja e misrit 40, llogarit sa do bariu, po vaksinat ilaçet..", tregon Nebihane Ahmetaj.

Pengesë për fermerët mbeten shpendët e importuar.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit! Laraskat mund ti kapë, por Partia e Lirisë ka 300 mijë Vojo Kusha

Ilir Meta sulmon sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin: 'Karafil', kushëriri i Nuredinit! Laraskat mund ti kapë, por Partia e Lirisë ka 300 mijë Vojo Kusha