Report Tv në fshatrat minoritare që po zbrazen në jug të vendit! Në Dërmish të Finiqit gjen vetëm të moshuar! Banorët: Na kanë ikur fëmijët, nuk kthehen se s'kanë punë! Ka humbur shpresa

Fshatrat e minoritetit grek në jug të vendit  kanë filluar të zbrazen. Të vetmit që kanë ngelur janë ata pak të moshuar të vetmuar, që i shtyjnë ditët me punët e fshatit, duke pritur me sytë nga rruga fëmijët e tyre. Por fëmijët kanë kohë që kanë ikur. Janë detyruar të lënë prindërit e tyre aty e të emigrojnë diku larg, në kërkim të një jetese më të mirë, pasi fshati nuk mund t’ua mundësojë këtë gjë. Fshati nuk ka më, as mundësitë e punësimit e as mundësitë e krijimit të një jetese normale e moderne, siç të rinjtë dëshirojnë.

Të moshuarit janë ulur këmbëkryq me vetminë, e cila është tashmë zonja e shtëpisë së tyre. Zërat e fëmijëve duket sikur janë shuar brenda atyre mureve boshe e ata kanë ngelur të detyruar të flenë përnatë përqafuar me mallin, duke i mbajtur gjallë shpresa se fëmijët po jetojnë në mirëqenien që s’ua mundësoi dot fshati.

Ata janë të vetëdijshëm për faktin se e ardhmja e tyre do të ishte e vdekur në këtë vend, pasi fëmijët e tyre s’do të kishin mundësi punësimi në një fshat ku nuk investohet, në një fshat që ende vuan problemet e ndërprerjes së energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm herë pas here. Edhe shkollat gjithashtu, nuk mund të sigurojnë më kushtet për tu zhvilluar mësim e për këtë arsye, ata pak fëmijë që kanë ngelur, janë të detyruar të vazhdojnë shkollën në qytet, nëpër shkollat e Sarandës, duke pritur edhe ata që të vijë dita e të largohen sa më parë nga fshati.

Të moshuarve, u duhet të jetojnë çdo ditë me frikën se kur të kenë probleme shëndetësore, asnjë fëmijë s’do jetë aty pranë të kujdeset për ta e t’i dërgojë në spital në Sarandë, pasi spitalet e fshatrave zor se funksionojnë më. Edhe ato pak biznese të vogla, si ushqimore, me të cilat mbajnë gjallë frymën e tyre, janë duke u shuar. Duke kaluar koha, askush s’ka më fuqi që të kujdeset, e askush s’do kthehet që të investojë në to.

Një i moshuar i cili kthen kokën nga e shkuara, shprehet: “Dikur dyqani ishte i mbushur plot, kurse tani s’ka më këmbë njeriu. Dhe më mirë që kanë ikur, sepse aty ku janë, kanë kushte më të mira se këtu”.

Një i moshuar tjetër, i cili ka 6 fëmijë thotë: “Të gjashtë fëmijët janë larg, sepse këtu nuk kanë çfarë të bëjnë. Drita s’kemi, ujë s’kemi”.

"Na ikën djemtë të gjithë kemi mbetur vetëm pleq. Tokat janë të papunuara. Unë kam 6 fëmijë 4 vajza dhe dy djem, as unë se di ku janë..."

"Çfarë të bëjnë këtu të më shikojnë mua? Ujë s'kemi e drita jo. Do shkretohet fare fshati. Kur punoja unë këtu e kisha dyqanin e mbushur plot, ndërsa shih tani është bosh.. "

"Atje kanë kushte më të mira, nuk u themi dot të kthehen se na thonë çfarë të bëjmë atje? Ku të punojmë? "

"Është problemi i ujit dhe dritave sepse nuk është bërë asnjë investim që nga koha e Enverit".

"Dy fëmijët e mi kanë ardhur nga Greqia dhe kanë hapur biznes këtu dhe nuk i dilte gjë dhe u detyruan dhe ikën prapë në Greqi e Angli. Po të rrinë të këtu duhet të ketë ndihmë nga shtetit që të punojnë këtu".

"Është shumë e vështirë për ne se fëmijët nuk kthehen më se e provuan këtu. Kanë ngelur nga dy pleq nëpër shtëpi".

"Për të moshuarit është shumë vështirë se pa fëmijët nuk mund të jetosh, në rast se sëmuremi kush do të na shërbejë. Shpresa ka humbur, për minoritetin këtu e shoh të vështirë se fshatrat do zbrazen plotësisht".

Ata të moshuar që jetojnë sot nëpër fshatrat minoritarë, janë të fundit që i japin fshatit mundësinë të jetojë edhe pak kohë. Të rinjtë, nëse kthehen një ditë, do mjaftohem vetëm me një vizitë të shkurtër e do largohen përsëri, duke lënë pas zbrazëtinë që jehon nëpër rrugët boshe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Foni: 01/11/2021 23:43

    Pa merak xhaxho se do ua mari Rama tokat e jape 99 vjet me qira Luces me shoke. Sa te bejne gati letrat, ligjet.

    Përgjigju
  • Minoritari: 30/10/2021 21:01

    Mos u erdhi dita te lironi tokat e shqiptareve? Se keshtu eshte jeta,thoni qe jemi grek e keni ardhur te punoni tokat e shqiptareve para 1 shekulli,tani erdhi koha te shkoni ne tokat e grekut,po atje su japin as uje ata,jo pasuri. Atje te veni te punoni tokat e jevgjeve te greqise.

    Përgjigju
  • veni: 30/10/2021 14:48

    Te gjith do te ikin deri sa ne fshatra nuk ka rruge.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja