Report Tv pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë që dyshohet se i përket Renato Hamzës, ekspertiza pritet të zbulojë fatin e të riut

Më datë 25 prill 2015, pak muaj pas zhdukjes së këngëtarit nga Elbasani Renato Hamza, në fshatin Babje të Librazhdit, nga banorët e zonës u gjet një kufomë e skeletizuar, e cila i përket një personi ende të paidentifikuar.

Ndërkohë, veprimet e ndërmarra së fundmi nga autoritetet, ka shpresa se mund të çojnë në zbardhjen e fatit të 21-vjeçarit Renato Hamza, pasi dyshohet se këto eshtra i përkasin atij.

Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut. Nëna e Renato Hamzës ka thënë se ka shpresa se ADN-ja dhe ekspertiza do të provojnë se kufoma e zhvarrosur në Librazhd të jetë e të birit. Me lot në sy shprehet se nuk ka një varr ku të qajë të birin ndërsa ngre akuza ndaj Shefit të Krimeve dhe prokurorit se i kanë fshehur krimin.

"Pasi u kap në Kolumbi ky Deniz Xhija, edhe unë kam ngulmuar shumë për kufomën e djalit. Nuk kam lënë vend pa e kërkuar. Megjithë këmbënguljen time që të bëhet ADN-ja e të gjenim një të vërtetë për trupin e djalit, ekspertiza bashkë me policinë nuk më kanë treguar. Pasi e varrosën në Librazhd, nuk kisha ku ta kërkoja më. Prokurori dhe policia jonë nuk bën asnjë punë. E ndjeja se vetëm për atë kufomë qaja gjithmonë, nuk kam një varr ku ta qaj.

Jam mëse e bindur se ai është Renato se nuk ngulja këmbë kot për atë kufomë. Kufomën e varrosën në Librazhd pa emër. Policia nuk më dha asnjë shenjë për të më treguar rrobat, orën apo byzylykun. Kur hapën njëherë një dosje, shkruante copa xhinsi, një dhëmb porcelani. Këta më gënjyen, djali im kishte një dhëmb të hequr. Ma kanë fshehur krimin e djalit nga fillim deri në fund për shkak të pagesave që janë bërë. Shefi i Krimeve dhe prokurori më kanë bërë presion.

Dyshoj se e kanë vrarë 2 djemtë Denizi me Indritin, por edhe ish e dashura është bashkëpunëtore”, rrëfen nëna.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK