1724153825_faikhajdini.jpg

72 vjeçari i vrarë në Zhapokikë 2, Faik Hajdini

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ka siguruar foton e viktimës 72 vjeçar Faik Hajdini i cili u gjet i vdekur në një përrua në fshatin Zhapokikë 2 në Memaliaj.

Hajdini ishte goditur në kokë dhe në qafë, dyshohet me sëpatë  dhe më pas ishte hedhur në humnerë nga autori, që është ende i panjohur nga policia.

Hajdini kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me familjen dhe ishte denoncuar në polici.


Lajmi kryesor:

Vritet 72 vjeçari në Memaliaj, Dy goditje në kokë i morën jetën! Autori e hodhi në humnerë pas vrasjes! Prej 48 orësh familja kishte humbur kontaktet, policia identifikon autorin