VIDEO/ Grusht në fytyrë dhe shkelma në kokë, Report Tv siguron pamjet kur 3 agresorët sulmojnë brutalisht avokatin Sokol Mëngjesi para derës së kopshtit

Gazetari i Report tv Sokol Dema ka siguruar pamjet e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, nga tre agresorët Dorian Alia, Etlon Kasaj dhe Drivald Alia. Avokati po qëndronte para hyrjes së kopshtit në ish-Bllok në Tiranë, ku kishte lënë djalin e vogël dhe është sulmuar befasisht nga tre personat të cilët e kanë goditur.

Njëri nga autorët e ka goditur në kokë me dorezë hekuri dhe më pas avokati ka rënë në tokë duke përplasur kokën në trotuar. Dy të tjerët më pas e kanë qëlluar me shkelma në kokë dhe në trup. Më pas autorët janë larguar me vrap duke e lënë pa ndjenja.

Ngjarja ndodhi në orën 08:50 në një nga zonat më të frekuentuara në kryeqytet në ish-Bllok, para një kopshti, në një moment kur kishte prindër të cilët po çonin fëmijët në shkollë. Nga pamjet shihen të frikësuar nga ngjarja e rëndë dhe marrin fëmijët e në krah.

Policia ka prangosur organizatorin Dritan Nano, ndërsa njëri prej dhunuesve Dorian Alia është vetëdorëzuar. 3 të rinjtë e tjerë Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Romario Tabaku janë në arrati ndërsa policia ka vënë në dispozicion 20 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tyre.

Dhuna ndaj avokatit ishte për shkak të detyrës, ndërsa zbardhja e ngjarjes nxori blof edhe Rithemelimin e Berishës që foli për dhunë të urdhëruar nga Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faiku: 31/05/2024 02:49

    Plerat e gjuajne ne toke. Plera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta