TIRANË- Megjithëse ekspertët e shëndetësisë e vlerësojnë kurbën e vaksinimit në Shqipëri si goxha të lartë, shumë bashki në vend kapin % të lartë të qytetarëve të cilët nuk kanë injektuar dozat anti-Covid.

Përgjatë harkut kohor të 6 muajve të fundit nga fillim Gushti e deri më tani janë kryer mbi 72 mijë doza të para të vaksinës dhe rreth 700 mijë vaksina dozë e dytë.

Kjo është harta e riskut, harta me përqindjen e të pavaksinurve me Covid-19 sipas bashkive në Shqipëri. Me të kuqe janë të shënjuara bashkitë me përqindjen më të lartë të pavaksinuarave ku:

Bashkia e Kamzës      72%      të qytetarëve të pavaksinuar

Vora                              67%      të qytetarëve të pavaksinuar

Shijaku                         63 %     të qytetarëve të pavaksinuar

Klos                              79%      të qytetarëve të pavaksinuar

Kruja  dhe Mati             64%      të qytetarëve të pavaksinuar

Bulqiza                          66%      të qytetarëve të pavaksinuar

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, thotë se të rinjtë mbeten më skeptikët për t’u vaksinuar.

“Teori te tilla, jemi te rinj ne, të bëjnë vaksina mbi 55-vjeçarët, nuk kemi pse t'i bejmë, duhen shmangur sepse vdekshmeria ka prekur dhe mosha të reja. Punonjesit shendëtësor 90% janë të vaksinuar, moshat mbi 60 vjec mbi 75 %. Sfidë për vaksinimin e të rinjve nën 60 vjec, duhet të jemi të kujdesshëm”-shprehet Bino.

Në total në të gjithè vendin janë kryer  mbi 2,6 mln vaksinime anti-COVID dhe vaksina më e preferuar është Pfizer.