Ekskluzive/ Report Tv në vendin ku po groposen pulat e ngordhura nga gripi i shpendëve! Përfaqësuesi i veterinarisë: S'do lejohet të afrohen njerëz apo bagëti! Qytetari: Më kanë vjedhur tokën

TIRANË- Atë që duhet të bënin isntitucionet, e bëri Report Tv duke sjellë transparencë të plotë mbi procesin e groposjes së pulave si pasojë e gripit të shpendëve. Siç shihet në pamjet ekskluzive, në zonën mes Metallës, Bodinakut, Karpenit dhe Shijakut, shumë pranë Marikaj janë hapur 2 gropa, që ku janë asgjësuar pulat e ngordhur. Gropat ndodhen larg zonave të  banuara, e megjithatë ka shumë pranë toka bujqësore, ku ka edhe të mbjella apo bagëti që kulloten.

Në pamjet e Report Tv shihet qartë gjithë procesi i asgjësimit, ku sasia e pulave, nga kamioni hidhen në gropë, më pas i vendosen dezifektanti (pluhuri i bardhë), dhe më pas gropa mbulohet. Përfaqësuesi i veterinarisë ka sqaruar për Report TV se gropa do të rrethohet dhe nuk do të lejohet që të afrohet njeri apo as kafshë.

-Do të ketë ngarkesë tjetër që do të vijë?
Ne jemi në pritje, dhe deri sa të vijë ne do jemi këtu që të mos lejojmë asnjë kontakt.
-Pluhuri i bardhë çfarë është?
Është dezifektantë, që ka ardhur nga Italia për këtë punë
-Duhet të ketë një shtresë plasmani që të mos kalojnë ujëra?
Është përzgjedhur toka e tillë, që të mos preket mjedisi dhe është bërë licensimi i tokës.
-Kjo është gropa e parë?
Kemi pasur një që kemi mbyllur mbrëmë, kjo është e dyta dhe do të shohim, jemi në proces gjatë ditës.
-Nuk shoh që mbahet një proces-verbal...
Mbahet procesverbal, patjetër.
-A ka pasur përfaqësues nga pushteti vendor?
Të gjithë bashkë, se ne jemi nga Ministria e Mjedisit, pushteti vendor, AKU dhe ne të Veterinarisë që ndjekim procesin.
-Është rasti i parë që veprohet kështu se ka një farë frikë dhe paniku dhe mungesë informacionu nga qytetarët
Në këtë lloj madhësie është për herë të parë, por kjo është një sëmundje që prek kafshët dhe jo njerëzit.
-Gropa do të mbyllet?
Gropa do të mbyllet, e gjithë zona do të rrethohet dhe s'do ketë asnjë lloj kafshe as të butë e as të egër.
-Sa duhet të riciklohen?
Këtë duhet ta thonë ekspertët.

Mirëpo, teksa kamioni po hidhte pulat në gropë, aty pranë qëndronte një qytetar. Për mikrofonin e Report Tv, Nuri Domi thotë se ai është pronari i kësaj toke dhe ka denoncuar se ai nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar për t'i marrë leje apo për ta njoftuar paraprakisht që kjo hapësirë do të shndërrohej në një zonë për groposjen e shpendëve të ngordhura me grip shpendësh.

"Janë në tokën time, kanë ardhur mbrëmë dhe e kanë bërë si hajdutët, kriminelët, s'është tokë buke, unë sjell gjënë e gjallë këtu, si do të jetojmë ne. Kjo i përket pushtetit të Shijakut, s'më kanë kontaktuar, një baballarë e ka pasur", tha Nuri Domi.

Gripi i shpendëve u konfirmua në Shqipëri në datën 19 mars, teksa ashtu sikurse ka raportuar në herët, institucionet kanë pasur një mungesë transparente që nga njoftimi se pulat ishin prekur nga ky virus e deri te groposja e tyre.

Vendi ku janë groposur pulat

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 22/03/2022 17:28

    Smundja është sjell nga serbia, pastaj të gjitha këto shpezë duhe të dogjen në furra të veqanta…! Ne kemi qeveri proruse dhe serbe kjo bëhet për shkak se duhet të sillen vez dhe pula përmes ballkanit të hapur … Shqipëria jonë është duke kaluar nën regjimin serbrus , mjerim

    Përgjigju
  • Lol: 22/03/2022 14:36

    Akt terrorist semundja esht sjell nga jasht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI