Report Tv sjell pamjet me dron të dëmeve të mëdha që shkaktoi zjarri në pyllin e Pishporos, në Fier

 

FIER - Pamjet me dron tregojnë dëmet e mëdha që ka shkaktuar zjarri në pyllin e Pishporos në Fier i cili vijon prej 3 ditësh.

Gjatë mesditës së sotme intensiteti i flakëve është ulur dhe është vënë nën kontroll një pjesë e mirë e perimetrit të përfshirë nga flakët.

Ndërkohë në terren që në orët e para të mëngjesit vijojnë punën 4 mjete zjarrfikëse, forca mbështetëse të bashkisë si dhe 40 efektivë të forcave të armatosura të repartit të Poshnjes.

Zjarri u riaktivizua mesditen e të mërkurës, 27 shtator dhe u favorizuar nga era e fortë duke u përhapur në sipërfaqe të gjerë.

Aktualisht nuk ka vatra të rrezikshme por era e forte rrezikon riaktivizimin e vatrave të vëna nën kontroll.


Lajmi kryesor:

Zjarri vijon të djegë sipërfaqe të pyllit me pisha në zonën e mbrojtur të Pishporos në Fier! Report Tv sjell pamjet me dron


S.G/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

'Shëndetësia', Vokshi-deputetëve të mazhorancës: Të miratojmë planin e përbashkët hetimor

'Shëndetësia', Vokshi-deputetëve të mazhorancës: Të miratojmë planin e përbashkët hetimor