Report Tv sjell videon ekskluzive të 'FAR-WEST' në Elbasan! Përplasja me pistoleta e 'Vis Korçarit' me 3 personat e tjerë

Këto janë pamjet ekskluzive të siguruara nga “Report Tv” që tregojnë përplasjen me armë të ndodhur në mes të qytetit të Elbasanit, mes Elvis Koçit, (Çaushllarit) dhe tre personave të tjerë, Migert Qosja në kërkim dhe dy të arrestuarve Feliks Filaj dhe Eris Çekanit. Pamjet filmike të siguruara ekskluzivisht nga “Report Tv” tregojnë dy automjete të pozicionuara njëra pas tjetrës, ku e para është makina tip “Ford”, ku ndodhen Migert Qosja, Feliks Filaj dhe Eris Çekani, ndërsa tek e dyta mjeti tip “Mazda” ndodhet Elvis Çaushllari.

Ky person njihet nga policia e Elbasanit, si anëtar i një grupi kriminal të njohur në qytetin e Elbasanit dhe në muajin shkurt 2020 është përfshirë në një skenë të ngjashme në rrugën qëndrore të qytetit. Me sa duket mes grupit të tre personave dhe Elvis Çaushllarit, ka pasur një debat e sipër, ku mësohet se kanë shkëmbyr paralelisht sharje dhe ofendime, karshi njëri-tjetrit dhe mandej janë përfshirë në përplasje fizike. Shiq shihet edhe në pamjet filmike, nga automjti tip “Ford” dalin tre persona dhe drejtohen tek mjeti tip “Mazda”, ku qëndronte Elvis Çaushllari.

Elvis Çaushllari dhe Migert Qosja

Dy persona, mes tyre Migert Qosja i shkojnë Çaushllarit, duke e tërhequr dhe goditur, ndërsa në këto momente Çaushllari qëllon njëri prej tyre me armë, pasi siç shihet, të dy personat bëjnë lëvizje të menjëhershme duke u larguar befasisht. Fakti që Çaushllari, ka qëlluar në këtë moment nga brenda makinës, provohet pasi policia ka sekuestruar një gëzhojë pistolete brenda makinës së tij. Ndërkohë pas goditjes së parë, Çaushllari hap derën e makinës dhe me pistoletën që mban në dorë i drejton armën, Migert Qosjas dhe shokut të këtij të fundit Feliks Filaj.

Nga pamjet filmike dhe mënyrën e pozicionimit të Migert Qosjas, duket se edhe ky i fundit mban një armë pistoletë në dorë, ku si Qosja dhe Çaushllari janë të pozicionuar përballë njëri-tjetrit me armë në duar, ku herë pas here qëllojnë. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit Çaushllari ka mbetur i plagosur me një plumb në shpatull, ndërsa të tre personat Feliks Filaj, Migert Qosja dhe Eris Çekani, e sulmojnë fizikisht Çaushllarin duke e qëlluar me grushta.

 Momenti i përplasjes

Në pamjet filmike ai largohet me vrap duke u ndjekur nga tre të rinjtë, ndërkohë pas disa sekonda tre të rinjtë kthehen sërisht në makinë. Në kthim e sipër Migert Qosja i tronditur nga ajo që kishte ndodhur, ngatëron makinë, pasi në vend që të hipi në mjetin e tij tip “Ford”, ngatërohet dhe gati sa nuk hipën në makinën tip “Mazda”, që drejtohej nga Elvis Çaushllari. Migert Qosja, mandej shkon në makinë dhe së bashku me personat e tjerë largohet. Ndërsa 4 sekonda më pas shfaqet me motor një efektiv i policisë rrugore, që mer nën kontroll situatën. Elvis Çaushllari, largohet me shpejtësi në drejtim të spitalit Ushtarak në Tiranë, me argumentin se duhet të merte mjekim të specializuar.

Pikërisht në këtë spital është arrestuar nga policia, ndërsa dy persona të tjerë Feliks Filaj dhe Eris Çekanit janë ndaluar nga policia me vullnetin e tyre. Ende vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimit e Migert Qosja. Kjo nuk është hera e parë që Elvis Çaushllari përfshihet në situata të tilla, pasi në muajin shkurt 2020, ai ndoqi nga pas me një mjet luksoz tip “Audi” shtetasin me inicialet D.H, duke e ndaluar këtë të fundit dhe goditur me grushta e shkelma.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erton: 02/12/2020 22:44

    Nji tuf me zara qe komentojne se kush qytet i ka gangsteret me te forte

    Përgjigju
    • Maloku: 02/12/2020 23:10

      Ti ka rrezik me kan noi gangsterr lavazhi qe merresh me kta zarat qe komentojn

  • goni: 02/12/2020 21:50

    Kto jan legena i ka mar koka er dun rraf me hislla Te bej detyren shteti ti maj ne burg Ta shofim iher ate ligjin 7-15 per arm Tentativ vrasje prishje qetsis publike e tjer Trrin na 5 vjet mrena te pakten edhe behen me te mir Kollaj esht me ba si i fort ne rrug tvin ti shofim ktu mrena iher kto garipat

    Përgjigju
  • Pano: 02/12/2020 21:05

    Duket fare qart nga pamjet. Trimi pe Korce ka qelluar me arme, ata jane kthyer e ja kane futur armen ne mendere.U mesua te bente garipin po paska rene ne hundelesha kesaj rradhe.

    Përgjigju
  • Hasta el fuego: 02/12/2020 19:21

    Nuk esht aspak e vertet deklarata e policis vis korcarin e kan rraf me arm ne dor dhe esht plagos me armen e vet se ja kan marr nga dora te fortin e leshit si thoni ju.

    Përgjigju
  • Berat: 02/12/2020 18:44

    Jalla te hash dru me kobure ne dor tani po e shof e po e degjoj fute ne b... ate kobure ske çe do

    Përgjigju
    • Korcari: 03/12/2020 10:45

      Per o plak. Prandaj them je ndonje cerr stadiumi te cepi vajzave te selvis ti qe thua ska korca trima.mos ngatrro kulturen me trimerin.ty po te beja historin e korces ne kohen e dulles se mendova te kohes te 97 te kohes se bandave e dije po meqe se dike qeke brezi i 2000 nga keta qe veshin strece e vath te veshi .per te tjerat te ka treguar Noli per trimerin e kesaj zone .ndjes noli per ckam then e e sfola per rilindasit.themistokliun per republiken etj etj po me erdhi pak inat per ket tironcin e gjizes e hudhres qe thot o plak se na tregon trimat po harron qe vet vhen nga vendi ku mbahej ne qaf peshquri me zhul

    • Noli: 03/12/2020 08:18

      Vec ne shqiprri mburren kush ka te forte nga qyteti vet nuk mburrena ka pas sukses ne biznes ne art ne kulture ne atdhetari,zona qe ka pas me shum ceta ne kohen e rilindjes o kalamoj ka qen zona e korces kolonjes domethen qe kan qe shum trima se ata kan ik ne lufte per vendin jo tu u zon rrugve si barbona nuk eshte nivel per korcaret me u zon ne rruge .korcaret kan trimrin atere kur duhet dhe mendjen qe dihet

    • O plak: 03/12/2020 00:37

      Hahah je rrit me cokollata hilal thot hahaha lot. Korca 1 ka pas Lul Kapuranin.po seshte se eshte mbajtur ndonjehere per gangsterra, jane teper te bute. Sa per beratsit dihet boterisht qe skan lene moter e kusherire pa nxjerr ne rruge

    • O korcari: 03/12/2020 00:12

      Ok paska pas 1 vetem. Tashi nuk ka.me, po e thua ka pas 1. Korca esht qytet i kultures, por jo se ka gangsterra. Rrim shtrembet flasim drejt tashi. Nuk e mohoj as qe ka gocat me te bukura ne gjithe shqiperine. O korcare o hic fare hahah

    • Korcari: 02/12/2020 20:45

      Po ka munci je noi cerr i mas 90 ti nga ata qe jan rrit me cokollata hilal se korca ka pas lul kapuranin qe ne kohen e dulles meqe ti nuk njef te fort nga korca

    • Per korcarin: 02/12/2020 20:14

      Kam ardhur në korce vij cdo here djepi kultures .ganstera skam pate. Por kam degjuar o korcare ose hic fare.se ca kuptimi ka sekuptoj mathuaj ti pe korce.

    • Korcari: 02/12/2020 19:43

      "O BERAT" Te ftoj o melamin berati qe shisnit kusherirat ne itali e greqi te vish ne korc e te shohesh ka apo ska te fort korca.

    • O berat: 02/12/2020 19:02

      Ky osht pe korce jo prej elbasoni. Ke degjuar naj korcar ganterr ti se un jo. Hahahahaha

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë