Report Tv vëzhgim në rrethe për mësimin e alternuar! Nxënësit: Duam të vazhdojmë në shkollë! Prindërit: Kjo metodë i çorienton fëmijët
Zhvillimi i mësimit me alternim ndërmjet klasës dhe leksioneve online duket se nuk është mirëpritur nga vetë nxënësit dhe as nga prindërit e tyre. Sot në ditën e parë të aplikimit të këtij skenari, ata shprehen se "mënyra më e mirë është mësimi në klasa".
Redaksia 1 Dhjetor 2020, 20:41 | Përditesimi: 1 Dhjetor 2020, 21:18
1 dhjetori i gjeti sërish me ndryshime nxënësit e shkollave 9-vjecare e të mesme. Përpos orëve të shkurtuara, tashmë po përballen edhe me mësimin e alternuar, çfarë do të thotë gjysmë jave qëndrojnë në shkollë e gjysmën tjetër në shtëpi, duke marrë leksione online. Report Tv kreu një vëzhgim në disa qytete, duke pyetur nxënësit dhe prindërit e tyre për mësimin alternativ.
Në shkollën 9-vjeçare "Lef Sallata" në Vlorë nxënësit shprehen kundër mësimit të alternuar, për shkak se nuk mund të asimilojnë gjithë lëndët në celular.
"Na kanë dhënë 2 ditë shkollë 3 online, për mendimin tim më mirë në shkollë se sa online", shprehen ata.
Gjimnazistët e "Janaq Kilica-s" në Fier dhe të "Themistokli Germenjit" në Korccë shprehen se marrja e njohurive ne kete forme nuk eshte aspak efektive ndersa shtojne se here pas here mesuesit mungojne në shkolla.
"Është dicka kot sepse me telefon nuk mëson dot. Mësimi është i ccorientuar sepse edhe mësuesit mungojnë për shkak të virusit", thanë ata.
As për prindërit mësimi i alternuar nuk është zgjidhja më e mirë.
"Nuk më pëlqen mësimi online sepse jemi të ngarkuar dhe nuk i ndjekim dot fëmijët për ti mësuar". "Nuk kemi mundësi financiare për internet", shprehet një tjetër prind.
Shqetësim mbetet mungesave e të ardhurave për të siguruar internet dhe pajisje elektronike për fëmijët.
Ky personi qe i mat femijeve temperaturen ,duhet te jet ushtar i Monikes.Pse nuk zbatohet ligji per keta persona te pabindur???
Përgjigju