
Report Tv ka mundur të zbardhë identitetet e të arrestuarve në megaoperacionin e Elbasanit, që arrestoi shpërndarësit e drogës që vepronin në të gjithë qarkun.
Me masë sigurie arrest në burg dhënë nga Gjykata e Elbasanit janë 25 persona, ndërsa 5 të tjerë u arrestuan në flagrancë gjatë aksionit.
Kurse 1 tjetër është nën hetim në gjendje të lirë, si dhe 14 persona të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të akuzuarit vepronin të organizuar në grupe të vogla, por edhe vetëm. Ata shpërndanin lëndët narkotike pranë shkollave, lokaleve e më gjerë.
Gjatë megaoperacionit të koduar “First Day” janë sekuestruar sasi kokaine e kanabisi, armë zjarri të llojit pistoleta, kallashnikov, armë gjahu e municion luftarak. Gjithashtu janë sekuestruar peshore elektronike që shërbente për të peshuar lëndët narkotike, thika, përforcues grushti, steka duhani që dyshohet të jenë të kontrabanduara, laptopa, tableta, DVR të kamerave të sigurisë, targa makinash shqiptare dhe belge, 24 celularë dhe shuma parash në euro, paund, dollar e franga zvicerane.
Lajmi kryesor:
Operacion në Elbasan/ Goditen trafikantët e drogës, arrestohen 30 persona, 1 hetohet i lirë! Aksioni pas 1 viti hetime dhe përgjime me policë të infiltruar (EMRAT + VIDEO)









