Report Tv zbardh emrat e ekipit të ri të Bashës! Nishani zëvendësohet nga Edi Paloka! Rushaj kreu i grupit parlamentar, rikonfirmohet Gazmend Bardhi! Rrit numrin e nënkryetarëve të partisë

TIRANË-Report Tv ka zbardhur emrat e ekipit të ri të Lulzim Bashës që pritet të votohen nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Emrat janë të propozuar të gjithë nga Basha dhe ajo që vihet re është se ka zgjedhur që në kupolën drejtuese të mbajë afër të besuarit e tij, duke larguar edhe ato pak zëra kritikë që kishin mbetur në PD.

Bujar Nishani, një nga kritikët më të fortë të kryedemokratit Basha, ashtu siç pritej nuk do të jetë më kryetar i Këshillit Kombëtar të PD. Në vend të tij, Basha propozon Edi Palokën. Ajo që vihet re është se Basha ka shkelur statutin e PD, që e vendosi po vetë, ku për të zgjedhur Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar duhet të propozoheshin të paktën dy kandidatura. Basha duket se e ka shmangur këtë hap, pasi kandidatura e tij e vetme është Edi Paloka.

Nga ana tjetër është rikonfirmuar në detyrë Gazmned Bardhi i cili do të vijojë të jetë Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, ndërsa i ka dhënë një pushtet edhe më të madh të besuarit të tij Alfred Rushaj, i cili do të marrë postin e Kreut të Grupit Parlamentar. Rushaj ishte edhe drejtuesi i fushatës se PD në zgjedhjet e 25 prillit 2021, ku duket se Basha ka mbetur i kënaqur nga puna e tij dhe ka vendosur t'i jpa poste të rëndësishme brenda Partisë Demokratike.

Për postet e nënkryetarit që nga dy që ishin Edi Paloka dhe Edmond Spaho, do të bëhen 4, mes të cilëve do të jenë edhe dy gra! Emrat e propozuar nga Basha janë Alfred Rrushaj, Enkelejd Alibeaj, Grida Duma dhe Jorida Tabaku.  Alibeaj do të jetë edhe kandidatura e PD për nënkryetar të Kuvendit. Edhe Jemin Gjanaj është "shpërblyer" për detyrën e tij zgjatë zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike duke u rikonfirmuar në postin e kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD.

Shkrimtarja Flutura Açka është kandidatura për kryetare e Komisionit të Integritetit dhe Etikës, një komisionin që është diskutuar shumë gjatë zgjedhjeve brenda PD nga kritikët e Bashës pasi nuk ishte aktiv prej kohës kur kryedemokrati mori drejtimin e partisë.

Emrat e kandidatëve që pritet të jenë pjesë e sekretariatit ekzekutive të Partisë vihen re prurje të reja si pedagogia Jonila Godole, e cila është propozuar sekretare për të Përndjekurit Politik një nga çështjet e rëndësishme për PD, Ori Nebiaj si sekretare për Organizatat Partnere apo edhe Belind Këlliçi i propozuar si sekretar për Emigracionin dhe Diasporën, i cili u zgjodh edhe deputet i PD.

Në postin e sekretarit organizativ Lulzim Basha ka propozuar Ervin Minarollin që pritet të zëvendësojë Sait Dollapin, i cili dha dorëheqjen pas humbjeve të zgjedhjeve. Ndërsa për kandidatët për anëtar kryesie që do të jenë 15 të tillë, Basha ka zgjedhur një listë të gjatë, ku mes të cilëve vihet re edhe emri i Agron Shehaj, i cili ishte kundërshtari i tij në zgjedhjet e brenda PD për t'i marrë drejtimin e partisë. Nga 15 anëtarët e kryesisë, 10 prej tyre do të zgjidhen burra dhe 5 do të jenë gra.

Edhe për kandidatët për drejtues të komisioneve nga PD, Basha ka vendosur emrat e njerëzve të tij të afërt dhe të besuar pa sjellë risi apo të papritura. Ditën e nesërme në orën 18:00 pritet që emrat e propozuar nga Basha të votohen në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Kandidatët për këshillin kombëtar të PD

(Kliko këtu) NJOFTIM PER KANDIDATET PER NE KESHILLIN KOMBETAR TE PD

I.K/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pika partise: 29/08/2021 19:00

    Urgjent ju lutem kush ka mbetur ne ate parti, urgjent krijoni nje te re apo largoni keta te paafte. Une do vazhdoj te mbeshtes PS, po vendi ka nevoje per opozite jo kukulla mediokre

    Përgjigju
  • Haha: 29/08/2021 18:22

    Me Paloqen e keni dhjere fare… shih surratin e tij nje bixhosxhi i regjur, nje trafikanr dhe del fytura e PD

    Përgjigju
  • Andi: 29/08/2021 16:52

    Filloj lufta me duket. Hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)