Report Tv zbardh skenarin e
protestës së opozitës në 27 janar

Report Tv zbardh skenarin e<br />protestës së opozitës në 27 janar<br /><br>
Në datë 27 janar opozita PD-LSI ka lajmëruar se do të protestojnë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. REPORT TV ka zbardhur detaje nga organizimi i protestës së opozitës. Në PD dhe LSI janë ngritur dy grupe pune për të përgatitur protestën. Nga Partia Demokratike është Sekretari për Burimet Njerëzore, Fatbardh Kadilli dhe kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi që janë duke u marrë me detajet mbi të cilat do të organizohet protesta.

Ndërsa nga LSI është Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Brahimllari, krerët e degëve, drejtuesja e LRI-së, Floida Kërpaçi dhe një grup deputetësh që merren me pjesën e protestës. Protestuesit do të mblidhen në selitë përkatëse dhe më pas do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ në drejtim të drejt Bulevardit. Protesta pritet që të zgjasë deri në 4 orë. Nga burimet e REPORT TV opozita nuk do ngujohet para Kryeministrisë, pra nuk do të kemi një tjetër çadër.

I fundit fjalimin do ta mbajë Basha, ndërsa para tij drejtues të dy partive dhe Monika Kryemadhi.  Opozita do të denoncojnë sipas saj skandalet qeveritare, ndërsa kërkon largimin e Ramës, pasi sipas tyre ka ardhur me vota të vjedhura dhe të blera nga krimi e droga. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane