Ishulli i Sazanit mbetet një ndër destinacionet më të preferuara edhe për këtë vit për turistët vendas dhe të huaj. Nuk vijnë vetëm për të bërë plazh por një pjesë e madhe e turistëve shfaqin interes për historinë e Sazanit.
Nga porti i Vlorës duhen jo me shumë 40 minuta për shkuar në këtë vend që mbetet ende mister për shumëkënd.
Mënyrat e vetme për të mbërritur në ishullin e Sazanit, më i madhi në Shqipëri me një sipërfaqe prej 5.7 km katrore, janë anijet turistike, gomonet dhe varkat qe ofrohen kundrejt pagesës nga agjencitë e lundrimit.
Ngjyra e kaltër e detit dhe gjelbërimi në ishull janë ato çka të bien direkt në sy.
Ndërsa godinat e vjetra që kane mbetur ende ne kembe janë ish-shkolla e ishullit, spitali apo kinemaja. Kjo vizitë në të shkuarën dhe pa padyshim vija bregdetare prej 15 km, i bën turistët të përjetojnë një eksperiencë fantastike.
“Unë jam nga Rumania. Është hera e parë këtu. Është bukur. Çdo gjë është ok. Shpresojmë të kthehemi sërish”, tha një turist.
“Jam nga Tajlanda. Është hera e parë në Shqipëri për mua. Më pëlqen këtu. Një vend shumë i bukur”, tregoi një tjetër.
“Jam nga Rumania. Është hera e pra këtu në Shqipëri dhe Sazan. Isha kurioz për historinë. Natyra shumë e bukur”, u shpreh një tjetër.
Në ishullin e Sazanit, turistët gjejnë edhe mjaft atraksione të tjera si grykën e Gjehenemit, gjirin e Shënkollës e Japrakës apo bunkerët e pa fundme të ndërtuara në kohën e komunizmit.
E më tërheqësja në këtë ishull që ngjall kureshtjen e turistëve nga e gjithë bota, janë anijet e mbytura të cilat nga historia rezultojnë që në kohën e Jul Cezarit e deri në Luftën e dytë Botërore.
Për historinë, bukurinë e jashtëzakonshme dhe gjithçka tjetër ofron, ishulli i Sazanit ka rënë edhe në syrin e një prej njerëzve më me influence në botë, dhëndrit të ish-presidentit Amerikan Donald Trump, Jared Kushner, i cili pritet të ndërtoje aty linjën më prestigjioze të hotelerisë në botë, Aman Hotels&Resorts.
R.D/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7451
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Vlorë/ 30- vjeçari ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, arrestohet sipërmarrësi i punimeve të pllakave, nën hetim një tjetër! Mungonin kushtet teknike për sigurimin e jetës
21 Nëntor, 09:43
-
Vlorë/ FNSH 'pritë' tek rrethrrotullimi i Skelës, ndalon makinat e luksit e me xhama të zinj! Kontrolle për persona të kërkuar apo me armë (VIDEO)
20 Nëntor, 20:57
-
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari në Vlorë
20 Nëntor, 14:00
-
Vlorë/ Bie nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30 -vjeçari niset drejt Tiranës! Në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Nëntor, 12:39
-
Vlorë/ Efektivi i policisë jashtë shërbimit aksidenton me ‘Benz’ këmbësorin e moshuar! 79-vjeçari nën kujdesin e mjekëve, edhe AMP nis hetimet
19 Nëntor, 18:27
-
Vlorë/ Përkeqësimi i kushteve meteorologjike, stuhi dhe dallgë deri në dy metra! Ndalohet lundrimi i varkave e peshkarexhave për 4 ditë! Ja kur rinis, tragetet dhe anijet e mëdha do vijojnë
19 Nëntor, 16:55
-
Vlorë/ Aksident në rrugën Transballkanike, automjeti 'Benz' përplas motorin, plagosen drejtuesi dhe pasagjeri (VIDEO)
19 Nëntor, 15:24
Mire eshte qe ndertesat e vjetra te pastrohen dhe te ruhen sepse jane ato qe ja shtojne vleren ishullit te Sazanit
Përgjigju