Reportazh/ Rikthehen turistët në Voskopojën ‘e bardhë’! Qytetarët në rrugën e Arbrit: Erdhëm nga Tirana për të parë dëborën

Reshjet e borës kanë tërhequr turistët drejt Voskopojës e Dardhës në Korçë këtë fundjavë. Ndërsa në veri të vendit, bora ka sjellë probleme, sidomos në Rrugën e Arbrit e cila u bllokua sërish pasditen e sotme.

“Qarku i Korçës zyrtarisht është në dimër, fshatrat turistike kanë filluar të tërheqin turistët. Akset rrugore s’ka bllokime”.

Me qindra vizitorë nga Tirana, Durrësi e qytete të tjera të vendit i janë drejtuar këtë fundjavë fshatit turistik të Voskopojës.

“Vijmë nga Greqia, jam dhëndër në Voskopjë është fshat i bukur. Dëbora e mrekullueshme, këtu është fshat turistik kanë punën e gurit rrugët me kalldrëm, rruga shumë e mrekullueshme, makineritë punonin. Edhe ushqimet shumë të mira”, tha vizitori.

Turistët një interes të veçantë shprehin jo vetëm për bukuritë natyrore dhe klimën, por edhe për vlerat unike kulturore të Voskopojës.

“Nga Durrësi vij, Voskopoja ka ajrin e pastër. ushqimet janë speciale bio çdo gjë”.

“Unë vij nga Tirana se është bukur si gjithmonë bora bën mrekulli. Më pëlqen se është qytet antik ka dhe kisha”, thanë turistët.

Operatorët turistike thanë se këtë fundjavë po punojnë me kapacitete të plota, ku prenotimet shkojnë deri në 80 për qind.

“I ka tërhequr dëbora, këtë javë u shtua numri i turistëve. Shpresojmë të kemi më shumë turistë. Më shumë preferojnë ecje në borë pasi mungon një pistë dhe ska infrastrukturë, vetëm pak fare bëhet ski. Sot është e shtunë të mbushur jemi”, tha Antoni Falo.

Turizmi i bardhë është mjaft i zhvilluar dhe në fshatin tjetër turistik të Korçës, Dardhën e cila favorizohet nga pista e skive.

Në mesditë udhëtarët e shfrytëzuan Rrugën e Arbrit për të kaluar disa momente të bukura në petkun e bardhë.

“Jam nga Bulqiza, po kthehesha nga Tirana dhe u ndalëm këtu në bypass se është shumë bukur se na ka marrë malli për borë. Shpresojmë të hapet tuneli se këtu është pikë turistike.

 Jemi nga Tirana kemi dalë për të parë borën këtu në Qafë Murriz, na mori malli për borën se ka kohë që s'ka ra borë, bora na ndihmon me heq gripin. Ka pak probleme rruga e Arbrit por shpresojmë të rregullohet të vijmë sa më shpejt. Vij nga Tirana kuptohet që kemi dalë për qejf, po shijojmë borën e parë”.

Ndërsa prej orës 16:00 të së shtunës Rruga e Arbrit në segmentin nga bypass në Qafë Murriz është bllokuar për shkak të reshjeve me intensitet të lartë të borës. Policia Rrugore e Dibrës bën të ditur se drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas