TIRANE - Megjithëse dy ditë më parë, është bërë publik një vendim i këshillit të Ministrave, sipas të cilit universitetit "Kristal" i pezullohet për një vit licenca në të gjitha programet e studimit, pedagogët dhe studentët e këtij universiteti thonë se edhe ata lajmin e kanë marrë vesh nga mediat dhe nuk kanë në dorë një raport paraprak. Sipas tyre kjo nuk është e drejtë pasi ata duhet të ishin vënë në dijeni më parë për këtë gjë. "Deri në këto momente që flasim ne nuk na ka mbërritur një raport, mbi të cilin të jetë bazuar vendimi për pezullimin e licencës. Ne madje pretendojmë që nëse janë gjetur shkelje ata duhet të ishin me emra konkretë apo departamente konkrete, të cilët duhet edhe ët ndëshkohen dhe jo të merret një masë kolektive që prek rreth 8 mijë studentë", - na thonë pedagogët dhe studentët e "Kristal".
STUDENTËT
Janë në vitin e tretë të fakultetit të Ekonomisë dhe ndoshta edhe më të rrezikuarit, pas vendimit të qeverisë për pezullimin e licencës së universitetit "Kristal" ku ata do të diplomohen këtë qershor. E pranojnë që e gjithë kjo, mund të ndikojë negativisht tek ta, por nuk mendojnë se e gjitha kjo do të zhvlerësojë diplomën e tyre. "Ne kemi mësuar, jemi përgatitur dhe jemi të aftë të përballemi me tregun e punës. Sigurisht që e gjitha kjo na ka shkaktuar nj dëm, por ne jemi të gatshëm, që kush dyshon për ne t'i nënshtrohemi një provimi të organizuar, të organizuar nga institucionet përgjegjëse shtetërore", - na thotë Arlinda Poga, në vitin e tretë. Ndërkohë që një tjetër student, Eltion Rama, thotë se vendimi i Ministrisë së Arsimit është i padrejtë dhe po i penalizon në mënyrë kolektive. "Unë jam nga Saranda, kam ardhur të studioj këtu te "Kristal" jo sepse nuk fitova në shtetëror, por sepse nuk më doli dega ime e preferuar. Studioj në një universitet të akredituar dhe të licencuar nga Ministria e Arsimit, dhe tani papritur, në përfundim të studimeve marr vesh se MASH i ka gjet shkelje. Ku ishte më parë Ministria? Unë gjithashtu mendoj se Ministria po na ndëshkon në mënyrë kolektive. U dha vendimi për pezullimin e licencës në të gjitha programet e studimit, por nuk u tha se ku u gjetën shkelje dhe çfarë shkeljesh kanë gjetur. Dhe nëse kanë gjetur shkelje pse të mos penalizohet personat që kanë bërë shkeljen, ose degët apo profilet ku janë bërë këto shkelje, por të na jepet një dënim kolektiv?", - na thotë Eltioni. "Askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim diplomën tonë, pa qenë të bindur. U tha që kanë nisur hetimet, por nuk u prit që ata të përfundojnë... ne kemi të drejtë të mendojmë se pas gjithë kësaj qëndron konkurrenca", - thotë Zylfie Shala.
(ek/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Qeveria pezulloi për një vit Universitetin Kristal