VLORE- Një ditë pas tragjedisë Himara dhe fshatrat përreth nuk janë më njësoj. Fati i tmerrshëm i goditi sërish mu aty ku e ka zakon. Në një nga rrugët më të vështira të gjithë vendit, siç cilësohet nga shoferët në zanat Qafa e Vishës. Si për t’u çliruar nga një traumë bisedat vërtiten rreth njgjarjes. Autobuzi i bërë copash e që mori jetën e 11 vajzave studente dhe 2 meshkujve, njëri prej të cilëve ishte dhe shoferi, u sinjalizua fillimisht nga një nënë që banon aty afër. Ajo ishte e para që e pa teksa rrokullisej poshtë. Në të njëjtën kohë dhe një makinë e ushtrisë që po udhëtonte para autobuzit, kur nuk e dalloi më në pasqyrën që sheh pas, po ashtu dha alarmin. “I gjetëm gati të gjithë trupat në mes të autobuzit që gomat i kish sipër e tavanin poshtë”, thotë Llazari nga Himara. “Përveçse pjesës së pasme dhe asaj ku qëndron shoferi, që kishin rënë sipër dy gurëve të mëdhenj, në pjesën tjetër mund të ecje në këmbë shton ai”. Bashkë me disa banorë të tjerë ishte ndër të parët që ndihmoi të plagosurit. Ishtë një pamje llahtar. Njëri nga ne mbajti për gati dhjetë minuta një vajzë mbi shpatulla, pasi dora i ish bllokuar tek karriget e autobuzit ndërsa trupi i varej poshtë. Ndërkohë, ne nxorrëm jashtë trupat e të plagosurve të tjerë, që dukeshin si një pirg.
LLAZARI: VAJZA QË MBAJTA NË KURRIZ, VDIQ NË SPITAL
Shoferi i ambulancës në Himarë tregon për luftën me vdekjen që kryenin mjekët e ardhur dhe nga Vlora e Saranda. Sytë i mbushen me lot teksa sheh homazhet në televizor e dallon midis fotografive të viktimave dhe atë të një vajze të trasportuar prej tij e që kish humbur jetën më pas në spital. Llazari që ofron sherbim karroatreci në Himarë thotë: “Ne përdorëm kompesatat e autobuzit për të shtrirë të plagosurit dhe i transportuam me makina drejt qëndres shëndetësore të Himarës. Sa herë që kaloj në atë pjesë rruge jam gjithnjë me marshin e dytë dhe falenderoj Zotin që e kalova”, thotë ai.
HIMARIOTËT: EDHE PETRO KOCI U RREZIKUA NJË VIT MË PARË
Një vit më parë ish deputeti i partisë socialiste Petro Koçi, pak metra poshtë nga vendi aksidentit, shpëtoi për mrekulli pasi humbi kontrollin e makinës fuoristradë dhe vetëm barriera metalike e mbajti makinën mbi trase. Në vendin e ngjarjes dallohen vetëm shenjat e fërkimt të dy gomave të para, të cilat ishin të prera totalishit nga e djathta, ndërsa gomat e prapme nuk kanë lënë shenja fare në asfalt. Në momentin fatal - tregojnë në Himarë - ferrotat kanë qënë jashtë përdorimit, pasi që nga Llogaraja e deri në vëndngjarje 90 përqind e rrugës është në zbritje, cka do të thotë përdorim i frenave në mënyrë kostante. Si pasojë, ferrotat kur nxehen, pedali i frenave është jashtë përdorimit.
SEKRETI I FERROTAVE TË DJEGURA
Teksa zbret këtë aks sa herë që ndjen erën e ferrotave të djegura duhet patjetër të ndalosh rreth 1 orë deri sa ato të ftohen dhe të jenë sërish funksionale. Gjatë ditës së djeshme policia teksa shënonte vëndin e ngjarjes për të kryer ekspertizën fotografonte dhe pjesën e betonit në brëndësi të rrugës. Aty ndodhej një shenjë e madhe fërkimi rreth 30 metra nga vendi ku autobuzi ra në greminë. Nuk dihet nëse është një prekje e pjesës anësore në fillim apo në fund të autobuzit. Himara është e shokuar ashtu si 20 e kusur vjet më parë kur në rrugën e vjetër që kalonte nga Piluri jëtë të tjera studentësh u konsumuan në një tjetër tragjedi më autobus të rënë në greminë. Ajo ishte e trefishtë, pasi dy helikopterë të ardhur për të transportuar të plagosurit rëndë, u përplasën njëri mbi malin Mjergullush mbi Vuno dhe tjetri mbi Llogara.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com