Reportazhi/ Gazetarja rumune:
Pse vodhi Shqipëria zemrën time
Olivia-Petra Coman, një gazetare udhëtimesh rumune, përshkruan në blogun e saj mbresat e mrekullueshme nga udhëtimi më i fundit në Shqipëri. Në blogun e saj, ku ka postuar dhe foto nga udhëtimi në vendin tonë, ajo shkruan se Shqipëria ka ujëra të kaltra, lumenj ftues dhe kanionët më të bukur që ajo ka parë ndonjëherë.
Olivia-Petra Coman, një gazetare udhëtimesh rumune, përshkruan në blogun e saj mbresat e mrekullueshme nga udhëtimi më i fundit në Shqipëri. Në blogun e saj, ku ka postuar dhe foto nga udhëtimi në vendin tonë, ajo shkruan se Shqipëria ka ujëra të kaltra, lumenj ftues dhe kanionët më të bukur që ajo ka parë ndonjëherë. Komentet e saj janë befasuese ndërsa shkruan se ndërsa vizitoni Shqipërinë do të ketë momente kur do t’ju duhet të pickoni veten dhe të pyesni – Jam ende në Europë? – e kjo do të jetë një veprim i vazhdueshëm.
Ndër pikat kryesore ajo veçon malet e larta ku ovacionet habitore (e thirrjet woow) do të jenë pjesë e çdo bisede, madje edhe në momentet kur shpirtin t’a kaplon trishtimi; pasi pas detit nuk ka më mirë se një udhëtim për t’u ngjitur sa më lart drejt maleve.
“Mund të flesh në det dhe të zgjohesh herët për të bërë një xhiro me kayak ose të bësh sërf në dallgët e detit, e më pas të shijosh një mëgjes të lehtë në bregdet. Do të pyesni sërisht: Vërtet isha në ato ujëra ngjyrë safiri? e do të ndiheni udhëtari më me fat kur do t’i shihni sërisht poshtë jush ndërsa qëndroni mbi shkëmbinjtë aty pranë”, shkruan Olivia-Petra Coman .
Sipas gazetarës që eksploron vende të ndryshme të rajonit, Shqipëria është toka e aventurës për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë rafting, të shëtisin me kayak, me canoe, të ngjiten në mal apo të udhëtojnë me makina.
Ndër rekomandimet e saj ajo përmend dhe Grupin e Albanian Rafting si më të mirët, ndërsa shton se argëtimi në vendin tonë bëhet në formën e vjetër origjinale e unike, me lojra e të qeshura deri në lot, me piknike e ndalesa spontane kudo ku dëshiron.
Butrinti, Kalaja e Beratit dhe ajo e Gjirokastrës janë ndër pikat e trashëgimisë kulturore që gazetarja Petra përshkruan në blogun e saj si elementë antikë që sipas saj është ende e çuditshme sesi qëndrojnë të fshehta nga turizmi masiv, e që për të përcjellin ndjenjën e të kaluarës dhe kohës që qëndron në vend.
“Specialitetet tradicionale ushqimore dhe ëmbëlsirat mbeten në mendje javë të tëra pasi i ke provuar. Njerëzit janë të jashttzakonshëm: të mirë, të ngrohtë, të respektueshëm, ndihmues dhe mbështetës! Shqipëria është padyshim një nga vendet më mikpritëse në Glob”, shkruan më tej turistja e impresionuar nga vendi ynë.
“Do të ndiheni të trishtuar dhe nostalgjikë kur t’ju duhet të largoheni dhe zgjidhja e vetme do të jetë planifikimi i rikthimit sa më parë!” Ashtu si në të gjitha historitë e mëdha dhe të papritura të dashurisë, ka momente kur duhet të largohesh por bukuri si Shqipëria mbeten gjithnjë në mendje, përfundon gazetarja e udhëtimeve rumune përshkrimin e udhëtimit të saj në Shqipëri.
Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.2%
-
Të gabuar
24%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 3879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ Policia kontrolle në akset kryesore të rrethit, objektiv janë automjetet me xhama të blinduara dhe ndalimi i personave në kërkim
17 Janar, 20:17
-
Parashqevi Simaku shtrohet në psikiatri, psikologia në Report Tv: Të trajtohet me dëshirën e saj, jo atje! Mërtiri: Ekspozimi në media ia rëndojë problemet
17 Janar, 20:10
-
J.D Vance, profili i një prej nënpresidentëve më të rinj në moshë në historinë e SHBA-ve
17 Janar, 20:03
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje të gjerë partneriteti
17 Janar, 19:58
-
Temperaturat e ulëta, Trump do ta bëjë betimin brenda Kapitolit
17 Janar, 19:54
-
Berat/ Aksident i rëndë në Moravë, makina godet për vdekje këmbësoren 30-vjeçare, shpëton për mrekulli fëmija i saj 2-vjeçar!
17 Janar, 19:43
-
Itali/ Trafikanti shqiptar me ‘ide gjeniale’, e fsheh kokainën në zilen e biçikletës! Nisi të dridhej prej nervozizmit dhe frikës kur iu afruan policët
17 Janar, 19:37
-
Armëpushimi Izrael-Hamas, ish-diplomati: Mendoj se Trump ka rol, ka mik Netanyahu ashtu dhe Erdoganin! Eksperti: Gaza duhet të rehabilitohet
17 Janar, 19:31
-
Ardhja e Trump dhe ndikimi në Ballkan/ Ish-diplomati: Takimi me Putin do ripërcaktojë gjeo-politikën në Europë! Eksperti: Politika amerikane nuk ndryshon
17 Janar, 19:15
-
Gjirokastër/ Zjarr në një banesë, shkak dyshohet masa elektrike në aspiratorin e kuzhinës!
17 Janar, 19:13
-
Prekëse, qeni endacak çon këlyshin e saj të sëmurë të klinika veterinare (VIDEO)
17 Janar, 19:04