Shqipëria tërheq sërish vëmendjen. Këtë herë, gazeta prestigjoze italiane “La Reppubblica” e cila në seksionin udhëtime përshkruan vendin ndërmjet natyrës, historisë së kaluar dhe të tashmes, si dhe kontrakditat e dëshirat për rilindjen e Shqipërisë. 

Në këtë artikull, gazetari Paolo Gallori ka bërë një rezyme të ndryshimeve që ka pësuar vendi ynë gjatë dy dekadave të fundit duke theksuar se nga ana tjetër e Adriatikut ndodhet edhe një parajsë.

Turisti do të përjetojë një eksperiencë të paharrueshme në Shqipëri, ku mund të shijojë natyrën, detin, malet, historinë, kulturën, dhe gastronominë.
la repubblica
(Foto: Artikulli i gazetës italiane "La Repubblica")

Më tej artikulli fokusohet tek marrëdhëniet shqiptaro-italiane të cilat janë të lashta ku afërsia gjeografike, traditat kulturore, komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Itali janë elemente nxitëse për të konservuar këtë rrugë të pandalshme forcimi të miqësisë së dy popujve.

Vendi i Shqiponjave ka arsye të shumta për ta vizituar, shkruan gazetari italian në analizën e tij.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)