Ndërsa i duhet të jepte lajmin për votimin kundër legalizimit të kanabisit nga shumica e njerëzve në transmetimin e lajmeve ajo ka deklaruar se duke qenë se është vetë themeluesja e klubit ‘pro’ legalizimit të tij, e gjendur në një pikë pa një alternativë tjetër, vendos të heqë dorë nga kjo punë, për t’iu dedikuar me të gjithë energjitë e saj luftës për liri dhe drejtësi për legalizimin e përdorimit të marijuanës në Alaska.
Në fund ajo thotë: “Në djall! Unë po largohem”. Ndërsa largohet kolegia e saj e gjendur përballë një situatë kaq të papritur kërkon falje në emër të gjithë televizionit për këtë situatë tepër të sikletshme.
Megjithatë mesa duket Gazetarja Charloo nuk e ka mbyllur me kaq; në një tjetër video të publikuar ajo shpjegon arsyet se përse marijuana duhet të bëhet e ligjshme pasi sipas saj më shumë ndihmon sesa dëmton shëndetin e njerëzve.
Kjo situatë ka ngjallur debate nëpër mediat sociale, me opinione pro dhe kundër veprimit të saj, jo vetëm për hapjen e një klubi ku shitet dhe konsumohet kanabis, por dhe për mënyrën aspak korrekte për t’u shprehur në një televizion kombëtar me një audiencë gjithëpërfshirëse.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
