E pyetur nga Report Tv nëse ka udhëtuar me makinën e Habilajve nga Greqia për në Shqipëri, sikurse pretendon organi i akuzës, gjë për të cilën deputetja socialiste po hetohet nga Prokuroria, Elona Gjebrea reagoi ndaj gazetares Esiona Konomi duke i thënë: “ti moj vajzë nuk je prokurore”.

“Unë jam gazetare. Keni udhëtuar apo jo” – iu drejtua sërish kronistja e Report TV ish-zv.ministres së Brendshme.

“Në radhë të parë përdorni etikën edhe mos vazhdoni lojën e kazanit të manipuloni, të përdorni shpifje. Ti moj vajzë nuk je prokurore të më pyesësh mua kështu. Do shkoj në Prokurori nëse më thërrasin, jam fare e qetë, deri tani s’më kanë thirrur” – përfundoi me jo pak nervozizëm deputetja, e cila huazoi edhe një epitet të përdorur shpesh nga kryeministri Rama.

s.k/Shqiptarja.com