ReportTv pyet Tahirin për kryetarin
e ri të PS Tiranë, ja si përgjigjet ai

ReportTv pyet Tahirin për kryetarin<br />e ri të PS Tiranë, ja si përgjigjet ai
Në një kohë kur sot në Tiranë u organizuan zgjedhjet për delegatët e Partisë Sociliste që do përfaqësojnë anëtarësinë në Kongresin e marsit, ReportTv ka pyetur kryetarin e PS-së së Tiranës, Sajmir Tahiri se kush do e pasojë atë.

Tahiri është larguar me buzëqeshje, ndërkohë që ka thënë se, sot është dita e anëtarëve të Partisë dhe fjala kryesore i takon atyre, të cilët janë duke votuar në çdo njësi në Tiranë dhe Durrës.

Sot është dita e anëtarëve të partisë. Është dita kur fjala kryesore i takon anëtarëve të partisë, të cilët janë duke votuar në çdo qendër votimi, në çdo njësi si në qarkun e Tiranës dhe në atë të Durrësit. Kështu që kjo ditë e tyre vlen më shumë se çdo kuriozitet tjetër”, tha ai.

Saimir Tahiri është kryetari i PS-së në Tiranë është njëkohësisht edhe drejtues politik i Rajonit Tiranë-Durrës, ndaj dhe ka ndjekur nga afër ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet e delegatëve.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?