TIRANË (INSTITUT) – Stefano Morrelli ka udhëtuar nga redaksia e së përditshmes italiane “ La repubblica” drejt Tiranës, e konkretisht “qytezës” që të gjithë e njohin si Instituti, pak kilometra larg Kamzës.
“Një kartolinë nga Shqipëria” e quan Morrelli foto reportazhin e tij, nëpërmjet të cilit ka dëshmuar gjendjen e mjerueshme, ku jetojnë qindra qytetrarë, që duan gjithashtu të jenë pjesë e Bashkimit Europian.
“Dy hapa nga Universiteti dhe 15 minuta me makinë nga Parlamenti, një geto ku janë mbyllur të harruarit e Shqipërisë: mijëra persona të padukshëm. Këta në fakt (shqiptarët), mendojnë vetëm të hyjnë në Bashkimin Europian, duke mbytur të vërtetat e pakëndshme në një det përrallash”, e nis rrëfimin e tij gazetari i “La repubblica”.
Më pas ndalet në ish konviktet e fakultetit të ekonomisë. Ndërtesa 4 katëshe, të ngritura më shumë se 40 vjet më parë, e ku jetojnë më shumë se 500 familje.
“ Mes 3000 dhe 5000 personave, për më tepër analfabetë dhe të paarsimuar, për vite pa ujë në frigorifer: të padukshëm për institucionet dhe për botën jashtë (përfshirë edhe shkollat dhe spitalet). Ndërsa nuk dihet numri i fëmijëve. Lufta kundër gjakmarrjes është një kusht për të hyrë në BE, që duket se është injoruar nga autoritetet shqiptare. Në Institut ka edhe familje që janë arratisur nga Kanuni. Aty fshehin identitetin e vet, sepse mund të gjenden kudo dhe të vriten”, shkruan gazetari italian.
Madje, ai citon edhe drejtuestin e institutit italian L’impronta, i cili prej 4 vjetësh ka ngritur edhe një qendër sociale pranë kësaj “getoje”.
“Problemi i hakmarrjes ekziston dhe është i përhapur. Institucionet shqiptare e mohojnë, sepse përbën një pengesë për hyrjen në Bashkimin Europian”, thotë Gaddini.
“Rruga George Ë. Bush, rruga e Parlamentit, e emërtuar për nder të ish-presidentit amerikan, ndodhet vetëm 15 minuta me makinë nga turpi, sipas Google Maps. Aty, në fillim të majit, eurokomisioneri për zgjerim, Stefan Fyle, takoi kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, për të diskutuar mbi hapat për hyrjen e mundshme të Shqipërisë në BE”, pohon më tej në artikullin e tij Morelli.
Ai më tëj përmend emri si 26 vjeçari, Altin Prenga, apo Dritan Hoxha, të cilët të rritur në këtë zonë të Tiranës, emigruan për vite të tëra, e më pas u kthyen nga Italia drejt tokës së tyre për të ndihmuar familjarët dhe banorët e zonës së Institutit.
(aq/REPUBBLICA/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ku njerëzit jetojnë si fantazma">