Republika Çeke: Armë për Kievin me të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Republika Çeke: Armë për Kievin me të ardhurat e aseteve të ngrira ruse

Foto: Ushtar ukrainas

Republika Çeke do të përdorë një pjesë të interesit të gjeneruar nga aktivet e bankës qendrore ruse të ngrira në Bashkimin Evropian për të blerë qindra mijëra predha artilerie për Ukrainën. Lajmin e bëri të ditur ditën e sotme Ministria e Mbrojtjes çeke.

Vendet anëtare të BE-së ranë dakord në muajin qershor të përdorin 1.4 miliardë euro fitime të krijuara nga interesi nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë dhe për të financuar mbështetje të tjera për Ukrainën.

Ministrja Mbrojtjes, Jana Cernochova, ka thënë se disa prej parave mund të shfrytëzohen për të blerë artileri për Ukrainën, me financat e mbledhura nga partnerët perëndimorë.

“Falë të ardhurave të siguruara prej financave të ngrira ruse, ne do të mund ta furnizojmë Ukrainën me dhjetëra mijëra fishekë”, ka thënë ministrja Jana Cernochova.

Edhe pse ajo nuk dha shumë detaje tha se pajisjet do të dorëzohen në muajt e ardhshëm. Ndërkohë Moska nuk i ka komentuar akoma deklaratat e zyrtarëve çekë.

Muajin e kaluar Kremlini ka thënë se plani për t’i përdorur asetet e ngrira ruse, në ndihmë ushtarake për Ukrainën, përbën “vjedhje” dhe që do të merren masa ligjore ndaj secilit që është përfshirë në këtë vendim.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia godet fabrikën e naftës në Ternopil!


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë