Republikanët akuzojnë FBI-në
për abuzim në hetimin e zgjedhjeve

Republikanët akuzojnë FBI-në<br />për abuzim në hetimin e zgjedhjeve<br>
Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve bënë publik një raport, ku pretendohet se zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit janë treguar të njëanshëm kundër presidentit Donald Trump. 

Raporti ishte shkruar nga kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, republikani Devin Nunes.

Si Byroja Federale e Hetimeve ashtu edhe Departamenti i Drejtësisë ishin shprehur kundër publikimit të dokumentit.

Sot herët në mëngjes, Presidenti Trump shkruante në Twitter: "Udhëheqja e lartë dhe hetuesit e FBI-së si dhe Departamenti i Drejtësisë e kanë politizuar procesin e shenjtë hetimor në favor të demokratëve dhe kundër republikanëve, gjë që, vetëm pak kohë më parë do të kishte qenë e pamendueshme.”

“Shumë njerëzve duhet t'u vijë turp nga vetja madje edhe më shumë se kaq", tha zoti Trump të premten.

I pyetur nga një gazetar nëse nëse dokumenti i shtonte gjasat që zëvendës Prokurori i Përrgjithshëm Rod Rosenstein të shkarkohej, Presidenti Trump u përgjigj "Gjejeni vetë përgjigjen".

Zoti Rosenstein mbikqyr hetimin për ndërhyrjen ruse dhe emëroi prokurorin e posaçëm Robert Mueller për të drejtuar hetimin.

Sipas raportit, për të cilin FBI-ja thotë se ka pasaktësi dhe i mungon konteksti, ish-drejtues të lartë dhe drejtues të lartë aktualë të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë kishin miratuar disa herë një leje përgjimi për të ndjekur komunikimet e ish-këshilltarit të fushatës të Presidentit Trump, Carter Page.

Sipas dokumentit, informacionet e kërkimit të opozitës, kryer nga Christopher Steele, një ish-agjent britanik financuar pjesërisht nga Komiteti Kombëtar Demokrat dhe fushata e ish-kandidates për presidente, Hillary Clinton, përbënin një bazë kritike për akuzat që u përdorën si argument për lejen e përgjimit.

Dokumenti pretendon se kur e kishte përdorur informacioni për lejen e përgjimit, FBI-ja nuk kishte kishte përmendur se dosja ishte financuar nga zonja Clinton dhe Komiteti Kombëtar Republikan.

Sipas raportit të republikanëve, zyrtarë të lartë qeveritarë kishin favorizuar demokratët ndaj republikanëve.

Publikimi i dokumentit e intensifikon luftën politike mes Presidentit Trump dhe aleatëve të tij republikanë nga njëra anë dhe demokratëve dhe zyrtarëve të lartë të FBI-së nga ana tjetër lidhur me faktin nëse hetimi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale ishte ndikuar nga njëanshmëria politike e hetuesve.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së