Republikanët dhe demokratët “kokë më kokë”, senatori amerikan Warnock: Xhorxhia pritet të shkojë në balotazh

Republikanët dhe demokratët “kokë më kokë”, senatori amerikan Warnock: Xhorxhia pritet të shkojë në balotazh

1668021486_Warnock.PNG

Sipas senatorit amerikan, Raphael Warnock në këto zgjedhje afatmesme Xhorxhia do të shkojë në balotazh. Zgjedhjet e balotazhit do të zhvillohen më 6 dhjetor, raporton BBC.

"Xhorxhia ne do të shkojmë në balotazh! Le ta bëjmë këtë edhe një herë!", tha Watnock në një postim në Twitter.

Gara për Senatin në Xhorxhia është ende e ngushtë mes republikanit Herschel Walker dhe demokratit Raphael Warnock, ku Walker ka mbi 48% të votave, ndërsa Warnock ka 49%.

Asnjë nga dy kandidatët nuk ka siguruar më shumë se 50% të votave, që do të thotë se duhet të mbahen zgjedhje të tjera sipas ligjeve të Georgia-s.

Sekretari i Shtetit të Xhorxhia-s Brad Raffensperger nuk ka konfirmuar ende një balotazh zgjedhjesh, megjithëse ai la të kuptohet se do të jetë e mundshme. Ai pritet të mbajë një konferencë shtypi në orën 14:00, me orën lokale.


Lajmi kryesor:

Demokratët fitojnë vendin kryesor në Senat! Biden: Demokracia nuk ndodh rastësisht! Biden flet për herë të parë pas zgjedhjeve: Ne do t’i befasojmë të gjithë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja