Requiem për ty Tonin, fëmija 
naiv që theve “vazon prej ari”

Requiem për ty Tonin, fëmija <br />naiv që theve “vazon prej ari”
Kuptohet sot do të flitet për ty. Le të prehesh në paqe. Le të prehesh në paqe dhe në mirësi të perjetshme. Ti Tonini ishte artist dhe i ke kryer misionet që t'i vinte mbi shpatulla një mision i tillë. Lamtumire Tonin. Ne qiej qofsh përjetë ti! Për atë e për gjithë ç'mbetet mbas tij. Mbas jetës tokësore të Toninit, topi është kthyer fort nga ne, është në portën tonë si njerëz, si shoqëri. Ne, si shoqëri, nuk duhet të mjaftohemi me dhënien nga kryeministrat të pensioneve të veçantë, pensione në shuma monetare që janë për të qarë hallin ndaj artistëve shkrimtarë, piktorëve skulptorëve muzikantëve e çfarë do qofshin. Ne, si shoqëri, nuk duhet të mjaftohemi ne dhënien nga presidenti të çmimeve Mjeshtri i Madh a Mjeshtri i vogël e Shqiponja e Ylli e Gjergji, e Nderi... etj.

Nuk dua t'i paragjykoj këto çmime lartësisht të respektuara. Por as ato paret sa një hudhër në fund të qeses, as këto Yjet e shqiponjat e Mjeshtrat... nuk u sjellin realisht asgjë në jetë artistëve. Artistët janë shpesh si femijtë. Ata kanë një talent që nuk e dinë as vetë seç vlerë ka. E dinë aq sa di fëmija që një kukull është prej druri a prej ari. Fëmija e merr dhe e përkëdhel dhe e flak e thyen kukllën, qoftë prej ari a qoftë prej balte. Artistët janë naivët më të pamend për rëndësinë e talentit të tyre, artistë janë më rremb hyjmor dhe për ata kjo nuk është kush e di se çfare. Kujtoni filmat që keni parë për artistë hyjnore si MOZARTI, yje të të gjitha kohrave, që kanë vdekur në uri, në sëmundje dhe në varfëri. Mos do të ndërronte mendje e mënyrë jetese sot Moxarti, po të ishte gjallë? Mos do të dinte ç'është ekonomia e tregut, një mendje si e atij, mendje që ishte në qiell, një mendje si e atij? Pse të kerkojmë një menyre jetese ndyshe për Tonin tonë që nuk dinte tjetër veç këngës dhe asaj që të mbetej pa shtëpi e katandi? Shoku im regjisori, Arqile Garo me pyet ku është filan artist i humorit, artist me shumë talent, por i kredhur në alkol në përdishmëri. Eshtë një pasuri, më tha A. Garo, pasuri nga ato si Vaçja, si Tonini, si Parashqevia që me kursim e pikatore i hedh jeta tek ne përsëri.

Ai i alkolizuari duhet marrë, duhet dealkolizuar në institucione të specializuara si të tilla, duhet sjellë në art përsëri. Këtë e bëjnë njerëz që kanë fuqi në shtet, ministra, kryeministra presidentë. Ata le t'i harrojnë për një çast trafiqet me doganë e me Qafë Thane e me aeroplana. Të kujtohen se ky vend ka nevojë dhe për njerëz që kanë si pasuri atë që quhet talent... Këta njerëz duan që t'u japësh mundësinë të shfaqin talentin e tyre.

T'u japësh skenën, t'u japësh publikun, t'u japësh duartrokitjet. Nuk duan më shumë sesa që të ndihen artistë. Dhe botën t'u japesh me para, ata e prishin në pije, po nuk u dhe atë që të vetëndihen të dashur e të pëlqyer si artistë. Ata nuk duhet t'i lesh si Tonini që të bëjnë punë në ndërtim.. në Itali a në Greqi... Ata mund ta bëjnë dhe këtë se duan bukë,... se kanë familje.. që mund ta lënë pas si Tonini, pa një çati mbi kokë. O shqipetarë, o pushtetarë, mësojeni që artistët, sa më të mëdhenj të jenë në talent, aq janë në prakticitet si një fëmijë. Si fëmija tekanjoz që thyen vazon me thesarin e madh brenda. THYEN TALENTIN E TIJ. Një requiem per ty Tonin. Nje thirrrje për paqe e mirësi të përjetshme aty ku shkon.
 
*Shenim: Poeti dhe studiuesi i letërsisë, Sadik Bejko, ka qenë dënuar bashkë me artistët e këngëtarët për liberalizëm si prezantues dhe gazetar i Radiotelevizionit Shqiptar pas shfaqjes së festivalit të 11-të. 

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror

Paris 2024/ SHBA fiton medaljen e artë, thyejnë rekordin botëror