Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e akseve rrugore në vend, ku bën me dije se e bllokuar është rruga Peshkopi-Lurë. Ndërkohë lëvizet me zinxhirë në rrugën e Arbrit dhe në aksin Lurë-Rrëshen dhe Xibër-Klos. Ndërkohë ka munguar për disa orë energjia elektrike në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë, Selishtë të bashkisë Dibër si dhe në fidrin 6, njësia administrative Lunik, bashkia Librazhd, por është rikthyer më pas.
"I gjithë territori i vendit u përfshi nga një ulje e ndjeshme e temperaturave, shoqëruar edhe me reshje bore e shiu. Bazuar edhe në parashikimet e Shërbimit Meteorologjik, të gjitha strukturat e emergjencave civile në të gjitha qarqet e vendit, koordinuar nga Agjencia e Mbrojtjes Civile kanë qenë të angazhuara prej momentit të parë. Sipas informacioneve të marra nga prefekturat, bashkitë dhe ARRSH reshjet kanë pushuar dhe situata sot është nën kontroll. Aktualisht qarkullohet me zinxhirë në rrugën e Arbrit, Qarku Dibër. Është e bllokuar rruga Peshkopi-Lurë, por lëvizet në aksin Lurë-Rrëshen dhe Xibër-Klos me zinxhirë. Punonjësit e ARRSH ndodhen në terren që prej ditës së djeshme edhe në akse të tjera të vendit, ku në disa zona vijon normalisht qarkullimi, por me zinxhirë. Po ashtu ka munguar energjia elektrike për disa orë ë në njësitë Kala e Dodës, Reç, Lurë, Selishtë të bashkisë Dibër si dhe në fidrin 6, njësia administrative Lunik, bashkia Librazhd. Meteorologët parashikojnë rënie të mëtejshme të temperaturave nën zero, ndaj Ministria e Mbrojtjes u bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat e thella malore të bëjnë kujdes, të ndjekin këshillat e bëra publike nga Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe të njoftojnë autoritetet vendore në rast nevoje. Të gjitha strukturat e saj janë të angazhuara në çdo moment për të qenë pranë qytetarëve në këto ditë me temperatura ekstreme", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Sot temperaturat shkojnë deri në -10 gradë, i gjithë vendi në mot ekstrem! Ministria e Mbrojtjes: Rruga e Arbrit, e kalueshme me zinxhir! Ja zonat problematike
/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7617
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ministri Vengu takime me zyrtarë të lartë në SHBA: Shqipëria e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe sigurinë globale
23 Nëntor, 19:32
-
'Çifti nga qyteti' që zgjodhën për të investuar në Zhulat të Gjirokastrës, Rama: 'Paketa e Maleve', mbështetje për turizmin
23 Nëntor, 09:49
-
Ikin rrebeshet, fundjava sjell ulje temperaturash! Në zonat malore reshje bore
23 Nëntor, 07:24
-
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit
22 Nëntor, 19:02
-
Rama njofton takimin me Diasporën të dielën në Londër: Radha me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030!
22 Nëntor, 18:09
-
Komisioni Evropian mirëpret përfshirjen e Shqipërisë në zonën unike Euro (SEPA): Një hap përpara në integrimin drejt BE!
22 Nëntor, 16:44
-
Akademia Politike e PS-së, Rama: Më shumë të rinj që duan të angazhohen
22 Nëntor, 13:32
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Dita Kombëtare e Alfabeti/ Publikohet drafti i fjalorit të Gjuhës Shqipe, 120 mijë fjalë! Gjinushi: U morën 25 hartues
22 Nëntor, 08:01
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin
22 Nëntor, 07:16