Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e jugut reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Në zonën e Alpeve, në verilindje, në lartësitë mbi 900-1000 metër dhe në juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 metër do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.
Në det do të ketë valëzim të forcës 2-4 ballë.
Komente











