Reshje e borës në Korçë, rrugët të kalueshme me zinxhirë e goma dimërore! 1700 familje pa energji elektrike

 

Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet e dëborës kane vazhduar me intensitet të shoqëruara me erë të fortë. Aktualisht reshjet e dëborës janë me intensitet të ulët.

Trashësia mesatare e bores ka shkuar deri në 25-50 cm. Rruga e Dardhës shënon 50 cm trashësi.

Ndërkohë temperaturat  minimale gjate natës  kane qene shumë te ulëta -(-6)-(4) gradë celsius ndërsa aktualisht termometri shënon -2. Për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre kanë punuar pa pushim në të gjitha akset.

Në aksin Korçe-Erseke kanë punuar 5 borëpastruese,  ne aksin Korçe-Dardhe 3 borëpastruese në aksin Korçe -Voskopojë 2 borëpastruese.

Po punohet momentalisht për të hapur rrugët e brendshme në fshatin turistik të Voskopojës. Janë hapur rrugë lidhëse me Gjançin dhe Lubonjën, kalohen me zinxhirë, aty trashësia shkoi deri në 40 cm gjatë natës. Në majën e Mashkullorës mbi një metër trashësi, po punohet për hapjen e rrugës.

Gjithashtu po pastrohen rrugët e brendshme në njësitë e ulëta, konkretisht në Bulgarec dhe Ciflig.

Ndërkohë sipas informacioneve të gjitha akset janë të hapura dhe nuk ka pasur probleme ne qarkullim.

Për drejtuesit e mjeteve rekomandohet te përdorin goma dimërore ,te pajisen me zinxhirë dhe te reduktojnë shpejtësinë kur kalohet ne zona me dëborë.

Sa i përket mungesës së energjisë elektrike janë rreth 1700 abonentë në zona të ndryshme të fshatrave të thellë malorë. Përmendim këtu fshatrat, Clirim, Panarit, Grabockë, Treskë, Mollas, Podgozhan, Jollë, Homezh, Trebinjë, Çezmë, Lekas, Senisht, Zvarisht, Tresovë, Novoselë.


Lajmi kryesor:

Ngricat mbërthejnë vendin, dhjetëra fshatra pa energji në Kukës, Lezhë e Korçë! Problematika me akset rrugore, lëvizja me zinxhirë dhe goma dimërore


SI.E./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë