Reshje intensive, e hëna paralajmëron rrezik përmbytjesh! IGJEUM: Dëborë e dendur në zona malore, stuhi ere në det

Reshje intensive, e hëna paralajmëron rrezik përmbytjesh! IGJEUM: Dëborë e dendur në zona malore, stuhi ere në det

Foto ilustruese

Duke filluar prej mbrëmjes së kësaj të diele edhe fillimi i javës në 6 dhe 7 dhjetor, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron për reshje intensive, vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.

Instituti liston qarqet Lezhë, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër të cilët mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Sipas IGJEUM në të gjithë territorin priten rritje të prurjeve përgjatë javës në vijim që mund të shkaktojnë përmbytje të lokalizuara. Në zonat urbane pothuajse në të gjithë territorin, mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, kryesisht përgjatë datës 6 dhjetor, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.  Erë e fortë paralajmërohet për zonat bregdetare dhe dëborë e dendur në zonat malore.

Temperaturat e ajrit ulen sërish ndjeshëm nga -1°C deri në 15 °C.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje

Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje