Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar parashikimin e motit në Facebook, ku edhe jepen detaje mbi kushtet atmosferike në vendin tonë për ditën e sotme. Priten reshje intensive dhe shtrëngata në të gjithë vendin.
Në qarqet Kukës, Lezhë, Durrës, priten reshje mesatare, ndërsa në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive të shoqëruara me shtrëngata.
Temperaturat minimale nga zonat bregdetare deri në ato malore do të variojnë nga 6-13 °C , ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 10-17 °C.
Në ndryshim nga ditët e mëparëshme, sot era pritet të fryjë mesatare në pjesën jugore të vendit.
Postimi i IGJEUM: