‘Gjatë kësaj jave temperaturatë do të vijojnë që të jenë të ulëta, ndërsa do të kemi edhe reshje shiu dhe dëbore’, kjo është bërë me dije nga Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave.
Në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Gjoni u shpreh se nga dita e nesërme do të kemi ndërprerje të reshjeve për tu rikthyer sërish në fundjavë.
Sipas saj, rënia e temperaturave do të fillojë nga dita e enjte.
‘Gjatë kësaj jave presim që të kemi kushte atmosferike të qëndrueshme, do të vijojnë temperaturat e ulëta. Gjatë pasdites së sotme dhe mëngjesin e ditës së mërkurë do të ketë reshje të dobëta në veri dhe juglindje të vendit që do të jetë me intensitet të dobët dhe në zonat malore mbi 800 metër do të jenë në formën e dëborës. Por, do të jenë lokale dhe të dobëta. Nesër presim ndërprerjen e reshjeve dhe do të jenë dy ditë pa reshje. Të enjten dhe të premten do të kemi rënie temperaturash prej 1 gradë”, tha ajo.
Po ashtu, Gjoni bëri me dije se si do të jenë temperaturat për ditën e nesërme në zonat bregdetare, malore dhe ato të ulëta.
‘Do të jenë temperatura tipike të jenë të kësaj stike. Nesër në bregdet minimalja do të jetë 10 gradë, në zonat e ulëta minimalja do të jetë 6 gradë dhe maksimalja deri në 13 gradë, në zonat malore minimalja 0 gradë dhe maksimalja deri në 7 gradë’, tha ajo.
Gjoni tha se në fundjavë i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut.
“Të shtunën dhe të dielën do të kemi rikthimin e reshjeve në të gjithë territorin dhe do të jenë më intensitet mesatar sa i përket veriut dhe jugut të vendit. Përgjatë këtyre ditëve nuk presim problematika për kushtet të motit veç pjesës së temperaturave që do të vijojnë që të jenë të ulëta’, tha ajo.
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
50.7%
-
Jo
43.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 3539
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Importet e mishin arrijnë deri 2 mijë ton në muaj', eksperti i bujqësisë në Report Tv: 35% vjen nga Brazili! Duhet menjëherë subvencionimi i bazës ushqimore në vend
20 Janar, 14:30
-
'Jemi 14 vite me vonesë në mbledhjen e provave', gazetari Mahmutaj: Vetë Berisha tha, më 21 janar 'do kisha vrarë jo 4 por 4 mijë'! Nuk i ka mohuar urdhrat për vrasje
20 Janar, 14:07
-
Vranësira e temperatura deri në 18 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë fundjavë
19 Janar, 07:27
-
Temperatura maksimale deri në 18 gradë, parashikimi i motit për sot
18 Janar, 08:19
-
Manipulime në zgjedhjet në degën nr.2 në PD, Çollaku: Shqetësim edhe për procesin e primareve! Meta s’mund të jetë në listën tonë, është i majtë
17 Janar, 16:06
-
Akuzat për manipulim votash, Leka për Report TV: PD ka instaluar vjedhjen e zgjedhjeve në parti! Sondazhet? Më të përçarë se kurrë, opozita me Berishën s’vjen në pushtet
17 Janar, 14:04
-
Vranësira dhe temperatura deri në 6 gradë celcius, parashikimi i motit për sot
17 Janar, 08:05
-
Lapardhaja për Report Tv: PD është kthyer në një kosh për të korruptuarit, Berisha e ka marrë peng për hallin personal
16 Janar, 14:46
-
Vranësira e temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
16 Janar, 07:15
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Ekzekutimi për hakmarrje, Softa: E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS
15 Janar, 13:24
-
Temperatura deri në 4 gradë, parashikimi i motit për sot
15 Janar, 08:28